sht22024
Vaksinat mARN dhe miokarditi. Ja, studimi francez
Në një studim francez të publikuar në Journal of the American Medical Association (JAMA), është vlerësuar zhvillimi klinik 18-javor i rasteve me miokardit nga vaksinimi me mARN kundër Covid-19.
Në të u tregua se pavarësisht rrezikut të lartë për miokardit në ditët pas vaksinimit, rastet janë të rralla dhe shfaqin një prognozë përgjithësisht të favorshme në një kohë mesatare. Përballja me episode me kohëzgjatje mesatare miokarditi të shkaktuara nga origjina të tjera ka evidentuar një zhvillim më pak të rëndë për rastet që lidhen me vaksinën.
Metoda dhe rezultatet
Në periudhën 27 dhjetor 2020-30 qershor 2022, studiuesit identifikuan 4.635 raste miokarditi, të konfirmuara te individët 12-49-vjeçarë të shtruar në spital në Francë. Nga këto raste, 558 u verifikuan pas administrimit të vaksinës mARN, 298 u verifikuan pas infektimit me SARS-CoV-2 dhe 3.779 miokardite lidheshin me shkaqe të tjera.
Pacientët me miokardit pas vaksinimit mARN kundër Covid-19, shfaqën më pak komplikacione kardiovaskulare (5.7%) për 18 muaj, krahasuar me pacientët me miokardit nga Covid-19 dhe shkaqe të tjera (përkatësisht 12.1% dhe 13.2%). Miokarditi post vaksinimit ka prekur kryesisht meshkujt e rinj dhe të shëndetshëm, me nevojën e mundshme për trajtime mjekësore deri në disa muaj pas daljes nga spitali. Shpeshtësia e procedurave të diagnostikimit dhe të shpërndarjes së barnave gjatë 18 muajve pas daljes nga spitali, nuk ndryshonte, pavarësisht llojit të miokarditit.
Këto rezultatet krijojnë mundësinë e vlerësimit të pasojave të mundshme klinike të rasteve të rralla të miokarditit të shkaktuar nga mARN kundër Covid-19 (për shkak të numrit të individëve të vaksinuar). Ky studim plotëson të dhënat e shumta ndërkombëtare që sinjalizojnë efikasitetin e lartë të vaksinimit, që ka krijuar mundësinë e një reduktimi të konsiderueshëm të shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid-19. Të dhënat e reja mund të merren në konsideratë në kontekstin e rekomandimeve aktuale dhe të ardhshme për sa i përket vaksinave mARN.