Personat mbi 65 vjeç kanë nevojë për dy vaksina për t'u mbrojtur nga sepsisi, meningjiti dhe pneumonia, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA. Këto infeksione të shkaktuara nga bakteret e tipit Pneumococcus paraqesin një nivel në rritje të rrezikut për të moshuarit. Rekomandimet e reja janë botuar në revistën "Annals of Internal Medicine". CDC rekomandon për të moshuarit administrimin e dy vaksinave: vaksinës së pneumonisë e cila mbron kundër 13 llojeve të baktereve Pneumococcus dhe vaksina polisakaride që mbron kundër 23 llojeve të Pneumococcus.
Nëse një person e ka marrë tashmë vaksinën prej 23 komponentësh, mund t'i administrohet ajo me 13, vetëm 12 muaj më vonë. Kjo masë mbrojtëse është veçanërisht e rëndësishme për të moshuarit sepse ata janë shumë më të cenueshëm nga infeksionet e rënda. Rreziku për sëmundjen e pneumonisë invazive te të moshuarit është rreth 10 herë më e lartë se te të rinjtë e rritur. Sipas Fondacionit Amerikan për Sëmundjet Infektive, rreth 1 milion amerikanë të rritur kontraktojnë një pneumoni pneumokokale çdo vit. Afro 7% vdesin për shkak të këtyre infeksioneve. Në rastin e meningjitit pneumokokal ose sepsisit, ndonëse një numër i vogël personash preket, shkalla e vdekshmërisë është më e lartë - 10% ose më shumë.
Në përgjithësi, pneumonia nga pneumokoku, meningjiti dhe infeksionet e gjakut janë përgjegjëse për 18.000 vdekje te të rriturit mbi 65 vjeç, sipas NFID. Sëmundja nga pneumokoku është edhe përgjegjëse për sëmundje të rënda dhe komplikime duke përfshirë problemet kardiake, humbjen e dëgjimit, konvulsionet, verbëri dhe paralyze.