Farmaci

pri82015

Refluksi, farmacistë dhe mjekë bashkë për ta menaxhuar si duhet

"Simptomat e refluksit gastroezofageal drejt një menaxhimi të përbashkët", kështu quhet dokumenti konsensual që përfshin farmacistë, specialistë dhe mjekë të përgjithshëm. Nisma u prezantua në Milano nga EDRA LSWR me mbështetjen e "Pfizer Consumer Healthcare". Objektivi primar është ai i integrimit të figurave të ndryshme profesionale në emër të efikasitetit klinik për t'iu ofruar një ndihmë më të madhe pacientëve që vuajnë nga refluksi. "Mesatarisht 44% e popullsisë së vendeve perëndimore vuan nga urthi dhe simptoma të tjera të refluksit gastroezofageal. Këto mund të jenë episode sporadike ose fenomene që kanë tendencën të bëhen kronike dhe prandaj duhet të trajtohen me kujdes", - pohon Vincenzo Savarino, president i Shoqatës Italiane të Gastroenterologjisë. Prania e disa formulimeve të inhibitorëve të pompës protonike (IPP) në kontekstin e auto-mjekimit e ka rritur rolin e farmacistit në raport me pacientin. "Farmacia e komunitetit, - pohon Corrado Giua, kreu i Shoqatës Italiane të Farmacive Klinike - është tashmë një pikë referimi e instancës së parë për çrregullimet e lehta. Aktiviteti i shoqatës sonë finalizohet me informimin e farmacistit mbi udhëzuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë e hasura në menaxhimin e IPP-ve".

Por a sjell risqe auto-mjekimi i refluksit? "Dyshoj, - përgjigjet Enzo Ubaldi, përgjegjës i gastro-enterologjisë në Shoqatën e Kurave Primare, - Esomeprazoli është një bar që ofron një siguri të madhe dhe në përgjithësi IPP-të janë të pranishme në treg prej 30 vjetësh. Problemi nuk janë barnat, por menaxhimi i tyre nga ana e pacientit"./D.Gjuzi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC