Shëndetësi

shk192020

Inhibitorët e pompës protonike. Nëse merren vazhdimisht, shtojnë rrezikun e gastroenteritit viral akut

Terapia e vazhdueshme me inhibitorët e pompës protonike është e lidhur me një rrezik të shtuar për gastroenterit akut gjatë muajve të dimrit, gjatë qarkullimit kulmor të viruseve enterike, sipas një studimi të botuar në "Jama Network Open".
"Mes pacientëve që marrin inhibitorë të pompës protonike, është raportuar në të kaluarën një shtim i rrezikut për infeksione enterike bakteriale akute. Sidoqoftë, nuk është studiuar mjaftueshëm rreziku i gastroenteritit akut me origjinë virale, i lidhur me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj këtyre barnave", shpjegon Ana-Maria Vilcu (Universiteti i Sorbonës në Paris), autorja kryesore e punimit.

Për të sqaruar çështjen, studiuesit kryen një studim kohorte duke përdorur një bazë të dhënash që mblodhi të dhëna për shpërndarjen e barnave nga një grup i madh i farmacive komunitare, në mënyrë që të mund të shqyrtonin lidhjen midis terapisë së vazhdueshme me inhibitorë të pompës protonike dhe fillimit të gastroenteritit akut gjatë sezonit dimëror 2015-2016.

Analizat identifikuan gjithsej 233.596 pacientë që i ishin ekspozuar terapisë dhe secili prej tyre u krahasua me tre kontrolle të paekspozuara, në bazë të vitit të lindjes, gjinisë dhe farmacisë ku shërbehej zakonisht. Ekspertët kanë mundur të identifikojnë të paktën një episod epidemik të gastroenteritit akut në 1.3% të atyre që kishin marrë terapi dhe në 0.7% të atyre që nuk e kishin marrë atë. Duke marrë parasysh vetëm njerëzit që përdornin terapinë, rreziku relativ i rregulluar sipas moshës ishte 1.81 për të gjitha moshat e marra në konsideratë, 1.66 për njerëzit e moshës 45 deri në 64 vjeç, 2.19 për ata të moshës 65 deri në 74 vjeç dhe 1.98 për ata 75 vjeç, ose më shumë.

"Rezultatet e raportuara në këtë punim motivojnë nevojën e studimeve të mëtejshme për të konfirmuar lidhjen dhe për të studiuar mekanizmat patofiziologjikë që e mbështesin atë", përfundojnë autorët.
"Për pacientët me një indikacion të dokumentuar sipas përdorimit të inhibitorëve të pompës protonike, mjekët duhet të sigurohen që përfitimet e pritshme të jenë të balancuara me risqet e terapisë dhe që të përdoret doza efikase më e ulët për kohëzgjatjen më të shkurtër të rekomanduar", shkruajnë në një editorial shoqërues Kaleen Hayes e Mina Tadrous (Universiteti i Torontos) dhe Nardine Nakhla (Universiteti i Vaterlosë), në Kanada.

 

Jama Network Open 2019. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.16184
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2755847

Jama Network Open 2019. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.16205
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2755852


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC