Shëndetësi

maj102022

Hepatiti akut te fëmijët dhe rekomandimet mbi testimet që duhen bërë tek ata

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë lëshuar një alarm kombëtar shëndetësor për të njoftuar mjekët dhe autoritetet e shëndetit publik për një grup fëmijësh me hepatit akut me origjinë të panjohur dhe infeksion nga adenovirusi, duke u kërkuar atyre që t'u kushtojnë vëmendje simptomave dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë.

Rastet e para u identifikuan në tetor 2021 në një spital fëmijësh në shtetin Alabama ku u shtruan pesë fëmijë me dëmtim akut të mëlçisë për shkaqe të panjohura, të cilët gjithashtu rezultuan pozitivë në testin për adenovirusin. Viruset e hepatitit A, B dhe C u përjashtuan. Një rishikim i mëvonshëm i të dhënave mjekësore identifikoi katër raste të tjera, të gjitha me dëmtim akut të mëlçisë dhe infeksion nga adenovirusi, i cili në disa raste u zbulua se ishte i tipit 41, varianti që shkakton më shpesh gastroenterit akut në moshë pediatrike. Dhe, shtimi i rasteve të hepatitit pa shkaqe të njohura te fëmijët prek edhe anën tjetër të oqeanit, me infeksion nga adenovirusi të konfirmuar në shumë raste evropiane, por jo në të gjitha. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga 21 prilli, janë raportuar të paktën 169 raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur në 11 vende të BE-së dhe në Izrael, me të paktën një vdekje.

Adenoviruset zakonisht shkaktojnë sëmundje respiratore, por në varësi të llojit mund të shkaktojnë edhe gastroenterit, konjuktivit dhe cistite. Në mënyrë të veçantë, infeksioni i tipit 41 zakonisht shfaqet me diarre, të vjella dhe ethe, shpesh të shoqëruara me simptoma respiratore.

"Megjithëse ka pasur raportime për hepatit te fëmijët e imunokomprometuar me infeksion nga adenovirusi, adenovirusi i tipit 41, nuk dihet se shkakton hepatit te fëmijët e shëndetshëm", thuhet në deklaratën e lëshuar përmes Rrjetit Shëndetësor të CDC-së, qëllimi i së cilës është të paralajmërojë mjekët se ata mund të shohin pacientë pediatrikë me hepatit me shkaqe të panjohura. Në këtë rast, këshillohen testet për adenovirus me amplifikimin e gjeneve (PCR) në gjak ose në mostrat e frymëmarrjes, tamponët fekalë ose rektalë.


CDC
https://emergency.cdc.gov/han/2022/han00462.asp


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC