Shëndetësi

gus162024

Stina e verës. Mjekët e familjes: pik afatgjatë gastroenteritesh

"Këtë vit, sipas mjekëve të familjes, po shohim një formë mjaft invazive të gastroenteriteve, që kanë arritur pikun këto javë", evidentoi sekretari kombëtar i Federatës së Mjekëve të Përgjithshëm në Itali (FIMMG), Silvestro Scotti, i cili tregon se bëhet fjalë për raste afatgjata, me simptoma që vazhdojnë nga një javë deri në 10 ditë.

Normalisht, këto episode virale që janë të zakonshme gjatë verës, kalojnë në harkun e 48-72 orëve, por tashmë kemi të bëjmë me forma virale që priren të vazhdojnë për ditë me radhë. Këto lloj gastroenteritesh, në fillim paraqiten me dhimbje barku pak a shumë intensive dhe me kolika. Më pas, përmirësohen, por paraqesin vazhdimisht recidiva, të cilat arrijnë edhe deri në 10 ditë, me dhimbje abdominale që mund të jenë të forta.

 

Jo vetëm gastroenterite

Probleme të tjera për të cilat pacientët paraqiten te mjeku i familjes këto ditë, lidhen me dekompensimin e pacientëve kronikë, për shkak të të nxehtit të theksuar. Por, shohim edhe individë me problematika të ndryshme nga përdorimi jo si duhet i kondicionerëve dhe i ventilatorëve, sidomos me kalimin e menjëhershëm nga i nxehti në të ftohtë, të cilat shkaktojnë çrregullime respiratore, dhimbje tek individët me artrozë, kontraktime muskulore. Jemi në periudhën kur mbizotërojnë ngrirja e qafës, dhimbja e shpinës dhe cervikalgjitë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC