Shëndetësi

kor22024

Ndryshime në ligjin për Urdhrin e Mjekut brenda tre javëve të korrikut

Mjekët që ofrojnë shërbim shëndetësor në spitale publike, do të kufizohen edhe në punën e tyre në spitale jopublike

Asnjë mjek nuk do ta ketë të lehtë të ofrojë shërbim shëndetësor edhe në sistem publik, edhe në atë privat. Skandali që ndodhi në shërbimin onkologjik, për të cilin thuhej se mjekët dërgonin pacientë nga spitali në klinika private, e ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të bëjë ndryshime në këtë ligj. Ky ndryshim krijon pengesa për mjekët që duan të punojnë edhe në klinika private, pasi më shumë se gjysma e tyre ofrojnë shërbim shëndetësor në klinika private në orët e pasdites.

a) Hapja apo puna në një klinikë private për mjekët e sektorit publik do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë dhe me marrjen e autonomisë, kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.

Mjekët e punësuar në sektorin publik që kanë hapur klinika private apo punojnë në të tilla, si edhe ata qe do të duan ta bëjnë këtë më tej, do të duhet të marrin një autorizim/leje nga titullari i spitalit, ku janë të punësuar. (Ky autorizim duhet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të publikohet në një regjistër publik digjital).

b) Do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë të njëjtët pacientë në klinikën private që ka hapur vetë, apo në klinikën ku punon. Një mjek, i cili ndjek pacientë në klinikat shtetërore është në konflikt të hapur interesi nëse kërkon që po këta pacientë të vijnë në klinikën private që ai ka hapur vetë apo aty ku punon.

 Ligji për Urdhrin e Mjekut pritet të ndalojë në mënyrë kategorike mjekët të cilët kanë funksione drejtuese, si në spitale publike, ashtu edhe në Universitetin e Mjekësisë, që të mund të kenë klinikat e tyre private, apo të punojnë në klinika të tjera.

c) Mjekët që kanë hapur klinika private dhe/ose punojnë në të tilla nuk do të mund të mbajnë ASNJË FUNKSION drejtues të asnjë niveli në spitalet publike, apo në Universitetin e Mjekësisë. Një drejtues në këto struktura duhet t'i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku i është dhënë një përgjegjësi drejtimi.

d) Do të thjeshtojmë në këtë ligj edhe procedimin disiplinor

Aktualisht procedimi disiplinor është kompleks, me komisione disiplinore rajonale, qendrore, ankimime administrative dhe më pas ato gjyqësore.  

Do të krijohet një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe një komision apelimi. Vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në Gjykatën Administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit.

Natyrisht të gjitha këto ndërhyrje të menjëhershme kërkojnë edhe NDRYSHIME TË MASAVE DISIPLINORE ekzistuese.  
Prandaj masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht, si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh.  

Tanimë, janë gati propozimet të cilat do të diskutohen me grupet e punës dhe pritet të shkojnë në parlament, jo më vonë se java e tretë e muajit korrik.

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC