Farmaci

pri172015

Antibiotikët në muajt e parë të jetës dhe impakti në peshë e gjatësi

Ekspozimi ndaj antibiotikëve në 6 muajt e parë të jetës asociohet me rritjen e masës trupore dhe gjatësisë te fëmijët e shëndetshëm. I njëjti fenomen vërehet edhe kur antibiotikët merren në mënyrë të përsëritur përgjatë fëmijërisë. Faktin e konfirmon studiuesi Anti Saari nga spitali universitar i Kuopios në Finlandë, i cili është autor i një studimi të publikuar në revistën "Pediatrics". Ai nënvizon rëndësinë e një përdorimi të kujdesshëm të antibiotikëve duke marrë parasysh edhe epideminë aktuale të obezitetit te fëmijët.

"Antibiotikët kanë efekt të drejtpërdrejtë në zorrë dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë lidhja mes një mikrobiote të ndryshuar dhe modifikimeve të metabolizmit", shpjegon studiuesi, i cili kujton se mikrobiota intestinale e foshnjave është veçanërisht e pambrojtur nga ndikimet e jashtme. Si rrjedhojë një nga efektet e pritshme të antibiotikëve është stimulimi i rritjes fizike jo vetëm në peshë, por edhe në gjatësi.

"Këto dy parametra mund të kushtëzohen nga ekspozimi i hershëm ndaj antibiotikëve, aq sa te fëmijët me kequshqyerje të rëndë ose infeksione kronike si HIV, studime të ndryshme kanë treguar një rritje të peshës dhe gjatësisë mbas trajtimit me antibiotikë", thotë Saari, duke nënvizuar se prania e efekteve anësore mbetet ende për t'u sqaruar. Objektivi i studimit ishte vlerësimi i impaktit në organizëm pas dhënies së parakohshme të antibiotikëve, në një grup prej dymbëdhjetë mijë fëmijësh finlandezë të shëndetshëm. Konkretisht 5.948 vajza dhe 6.114 djem, te të cilët dy parametrat e rritjes u matën me intervale të rregullta duke filluar nga lindja deri në moshën 2-vjeçare. Studiuesit zbuluan se fëmijët e ekspozuar ndaj antibiotikëve kishin një peshë mesatare më të madhe se ata që nuk morën antibiotikë dhe se efekti ishte më i dukshëm me dhënien e makrolideve në 6 muajt e parë të jetës ose në mënyrë të përsëritur gjatë 24-muajve të parë të jetës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC