Farmaci

pri272015

Terapia me antikoagulantë përmirësohet nëse monitorohet nga farmacisti

Monitorimi i farmacistit përmirëson terapinë e pacientëve me fibrilacion atrial të trajtuar me antikoagulantin dabigatran. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit amerikanë, të cilët kanë publikuar një artikull në revistën "Jama". Mes viteve 2010-2012, ata kanë analizuar pjesëmarrjen e pacientëve në terapitë me dabigatran në 67 pika të ndryshme të Virxhinias, ku punojnë 47 farmacistë për një total prej 4.863 personash. "Fibrilacioni atrial dhe aritmia kardiake më e zakonshme prekin më shumë se 3 milionë pacientë në vit dhe kërkojnë në shumë raste trajtimin me antikoagulantë oralë për të reduktuar riskun e iktusit", shpjegojnë studiuesit në artikull. Warfarina ishte trajtimi i vetëm në dispozicion deri në prezantimin e antikoagulantëve oralë të rinj, mes të cilëve dabigratani. Ndryshe nga warfarina, për të cilën nevojiten verifikime periodike në laborator, antikoagulantët oralë nuk kërkojnë ekzaminime rutinë për të vlerësuar efektin dhe pasojat e tyre", pohojnë studiuesit. Ata gjithashtu kujtojnë se nga një studim paraprak, aderimi jo optimal në trajtimin me dabigratan lidhet me një rrezik të shtuar të iktusit dhe vdekshmërisë. "Përqindja mesatare e pacientëve që morën pjesë në mënyrë korrekte në kurën me dabigratan ishte 74%, me variacione të ndjeshme në zona të ndryshme", shtojnë studiuesit, duke nënvizuar se seleksionimi i duhur i pacientëve përmirësonte aderimin në trajtim dhe ndihmonte edhe monitorimin e farmacistit mbi aspekte si: mënyra e konservimit ose marrjen e barit. "Rezultatet tona nënvizojnë rëndësinë e seleksionimit të pacientëve dhe strategjive të monitorimit në menaxhimin korrekt të terapisë me dabigatran", përfundojnë autorët.   

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC