Farmaci

sht272022

Përdorimi edhe i aspirinës përkrah antikoagulantëve mund të rrisë rreziqet. Ja, në cilat raste

Sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open, për pacientët që marrin një antikoagulant dhe nuk e shoqërojnë atë me aspirinë, rreziku i ndërlikimeve të gjakderdhjes ulet ndjeshëm.

Studiuesit analizuan më shumë se 6700 njerëz të ndjekur në klinikë për tromboembolizëm venoz ose mpiksje gjaku dhe fibrilacion atrial. Disa pacientë u trajtuan me varfarinë dhe aspirinë, pavarësisht se nuk kishin histori të sëmundjeve kardiake.

"Shumë nga këta njerëz ndoshta po merrnin aspirinë për parandalimin parësor të insuficiencës kardiake ose iktusit, megjithëse tani e dimë se është më pak efektive sesa besohej më parë dhe askush nuk mendoi ta ndalonte aspirinën kur filluan varfarinën", shpjegon autori kryesor i studimit Geoffrey Barnes nga Universiteti i Miçiganit.

Siç shpjegojnë ekspertët, një studim ka treguar se pacientët që merrnin varfarinë dhe aspirinë për fibrilacionin atrial dhe tromboembolizmin venoz kishin më shumë ngjarje të mëdha hemorragjish dhe raportonin më shpesh në dhomën e urgjencës hemorragji sesa ata që merrnin vetëm varfarinë.
Rezultate të ngjashme kishin dalë edhe nga studimet e tjera për pacientët që merrnin aspirinë dhe antikoagulantë oralë, të cilët kishin më shumë mundësi të përjetonin hemorragji, por jo më pak të ngjarë të kishin një mpiksje gjaku.

Duke marrë parasysh këto të dhëna, studiuesit bashkëpunuan me klinikat për të reduktuar përdorimin e aspirinës te pacientët ku nuk ishte domosdoshmërisht e nevojshme. Gjatë ndërhyrjes, përdorimi i aspirinës te pacientët u ul me 46,6% dhe për pasojë, rreziku i ndërlikimeve të gjakderdhjes u ul me 32,3%.

Ekspertët theksojnë se në shumë raste pacientët që janë duke marrë medikamente për hollimin e gjakut nuk përfitojnë nga shtimi i aspirinës, por për disa të tjerë, si për shembull ata që kanë një histori të iktusit ishemik, infarktit ose stent, ose një histori të sëmundjeve kardiovaskulare, aspirina mund të jetë ende e rëndësishme.

"Këto rezultate tregojnë se sa kritike është të merret aspirinë vetëm nën drejtimin e mjekut dhe të mos nisë marrja e medikamenteve pa recetë si aspirina derisa të kuptohet nëse përfitimi i pritur tejkalon rrezikun", përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.31973
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.31973


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC