Farmaci

maj82015

Alarm nga Interpoli: një bar dobësues vdekjeprurës shitet në tregun ilegal

tags: BARNA

Mbërrin nga Interpoli alarmi global lidhur me 2.4 dinitrofenol, princip aktiv i njohur si DNP dhe i tregtuar në tregun e paligjshëm të barnave në formë tabletash dobësuese, të përdorura si në dietë si për të rritur masën muskulore. Në Shqipëri nuk rezultojnë sinjalizime të pranisë së barit në territor, por është e nevojshme të futet menjëherë në "listën e zezë" të molekulave të paligjshme që mund të kalojnë kufijtë kombëtarë. 

Bari në fjalë ka shkaktuar disa vdekje në Angli dhe shtrime të shumta në spital në Francë. Pas kësaj, Interpoli me kërkesë të autoriteteve shëndetësore franceze, ka nxjerrë një alarm portokalli duke deklaruar se DNP përbën një kërcënim të vazhdueshëm për konsumatorët e të gjithë botës. Kontrabanda ndodh nëpërmjet internetit duke e etiketuar produktin si një lloj kurkume, meqë tregtohet në formën e pluhurit të verdhë.

Substanca ka një histori të tillë: gjatë Luftës së Parë Botërore, përdorej për fabrikimin e eksplozivëve, por më pas u zbulua se nxiste në mënyrë drastike metabolizmin njerëzor, duke parë humbjen e madhe në peshë të punëtorëve të fabrikës së bombave që e përdornin. Më pas filloi të tregtohej si tabletë dobësuese, derisa iu zbulua një gamë e gjerë efektesh anësore të rënda, gjë që çoi në tërheqjen e barit në vitet '30.

DNP ndërhyn në metabolizmin e yndyrnave dhe karbohidrateve dhe në vend që t'i transformojë në energji për muskujt dhe funksionet e tjera trupore, bën që nga metabolizmi i tyre të zhvillohet nxehtësi duke shkaktuar një rritje të temperaturës së trupit. Prej rreth një viti është zbuluar rikthimi i tij në treg dhe risqet për shëndetin janë të lidhura me natyrën e brendshme të DNP-së, por edhe nga kushtet e paligjshme të prodhimit në laboratorët klandestinë pa norma higjenike dhe pas asnjë njohje farmakologjike apo mjekësore.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC