Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara ka miratuar këto ditë versionet e para gjenerike të Abilify (aripiprazol). Aripiprazoli gjenerik është një antipsikotik atipik i aprovuar për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar.
Të gjithë antipsikotikët atipikë, - nënvizon FDA, - përmbajnë një "boxed warning" (fletë paralajmërimesh) që i vë në dijeni profesionistët shëndetësorë për riskun e vdekshmërisë të lidhur me përdorimin e këtyre barnave 'off-label' në trajtimin e të moshuarve me psikoza të asociuara me demencën. Asnjë bar i këtij grupi nuk është aprovuar për trajtimin e pacientëve me psikoza të lidhura me demencën.
"Boxed warning" i aripiprazolit paralajmëron edhe mbi rritjen e riskut të mendimeve vetëvrasëse te fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë që marrin antidepresivë.
Aripiprazoli duhet të dispensohet me një guidë drejtuar pacientit që përmban informacione të rëndësishme mbi përdorimin dhe risqet e barnave. Në studimet klinike mbi Abilify, efektet anësore më të zakonshme të raportuara nga të rriturit që merrnin barin ishin të përziera, të vjella, kapsllëk, cefalea, marramendje, ankth dhe pagjumësi./AIFA