Farmaci

kor92015

Anti-inflamatorët jo steroidienë kompromentojnë fertilitetin femëror

tags: AIJS
Barnat anti-inflamatore jo steroidiene (AIJS) frenojnë ovulimin duke ulur nivelet e progesteronit te gratë e reja dhe duke sjellë reduktimin e fertilitetit. Në këtë përfundim ka arritur një studim i koordinuar nga Sami Salman (profesor i Reumatologjisë në Universitetin e Bagdadit) dhe i prezantuar në Kongresin Vjetor të Shoqatës Evropiane Kundër Reumatizmit (Eular), i organizuar në Romë. "Anti-inflamatorët që blihen gjerësisht pa përshkrimin e mjekut, ndërhyjnë në thyerjen e folikulës ovariane, duke reduktuar mundësinë e lëshimit të vezëve për t'u fekonduar", pohon Salman duke nënvizuar se edhe nëse procesi është i kthyeshëm, një grua ka pak mundësi që të mbesë shtatzënë nëse vazhdon të marrë AJIS, prandaj mjekët duhet të këshillojnë ndërprerjen tyre.
Për të mbërritur në këto rezultate studiuesit kanë vlerësuar 39 paciente në moshë pjellore të trajtuara për lombalgji (dhimbje mesi) në një qendër reumatologjike në Bagdad. Grave iu caktua në mënyrë rastësore një nga katër regjimet terapeutike: diklofenak 100 mg në ditë, naproxen 500 mg dy herë në ditë, etoricoxib 90 mg/ditë ose placebo. "Para se të fillonte trajtimin çdo grua iu nënshtrua një ekografie për të vlerësuar diametrin e folikulës dominuese, dimensionet e vezës dhe trashësinë endoteliale", shton studiuesi. Ai bashkë me kolegët mati edhe nivelet e progesteronit, hormon esencial për ovulimin e implantit të një embrioni të fekonduar. Dhe pas 10 ditësh trajtimi, folikula dominuese mbeti e plotë në 75% të grave që u trajtuan me diklofenak, në 25% të grave që morën naproksen, në 33% të atyre të trajtuara me etoricoxib dhe në asnjë rast në grupin e placebo-s. "Pra, në të gjitha gratë e trajtuara me placebo ndodhi ovulacioni, i cili në rastin e trajtimit me AIJS ndodhi me një frekuencë shumë të vogël", pohon Salman, dhe shton se pas 10 ditësh përdorimi të anti-inflamatorëve, nivelet e progesteronit ishin reduktuar në mënyrë domethënëse në krahasim me kontrollet. "Këto të dhëna janë një paralajmërim duke konsideruar rolin dhe kohën e përdorimit të AIJS te gratë fertile", përfundon studiuesi.  

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC