Farmaci

nën32016

Shtimi i dozave të anti-inflamatorëve jo steroidenë rrit riskun për insuficiencë kardiake

tags: AIJS

Një studim i zhvilluar në katër shtete: Gjermani, Itali, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe i publikuar në "British Medical Journal" ka provuar edhe njëherë lidhjen mes insuficiencës kardiake dhe barnave anti-inflmatore jo steroidene (AIJS).

"Studime të ndryshme kanë treguar një lidhje mes AIJS-ve dhe insuficiencës kardiake, por raporti mes riskut dhe dozave të barnave të veçanta ishte në pjesën më të madhe i panjohur", thonë kërkuesit të cilët kanë analizuar 92.163 shtrime në spital për insuficiencë kardiake duke i krahasuar me 8.246.403 kontrolle me përdorim të 27 AIJS-ve, mes tyre edhe 4 inhibitorë selektivë të enzimës ciklo-oksigjenazë 2 (COX-2). Dhe nga të dhënat e lidhjes dozë-përgjigje del se risku i shtrimeve në spital për insuficiencë kardiake është ngushtësisht i lidhur me dozimin e AIJS-ve.

"AIJS janë një klasë e gjerë agjentësh analgjezikë dhe anti-inflamatorë që inhibojnë dy izoenzimat ciclo-oksigjenazë (COX), pra COX-1 dhe COX-2, ndërsa efektet anësore kardiovaskulare të tyre janë sinjalizuar që në vitet 2000-2003. Studimet kanë treguar se inhibitorët e COX-2 dhe disa AIJS tradicionale lidhen me një rritje të riskut kardiovaskular ", shkruhet në artikull, i cili konfirmon të dhënën.

Te përdoruesit që prej më pak se dy javësh përdorin një AIJS çfarëdo është hasur një risk më i lartë shtrimi në spital me 19% në krahasim me ata që kanë përdorur për herë të fundit një nga këto barna  për më shumë se 6 muaj. Risku është rritur veçanërisht për 7 principe aktive tradicionale: naproxen, indomethacin, nimesulide diclofenac, ibuprofen, piroxicam dhe ketorolac, si dhe për dy inhibitorë COX-2, etoricoxib e rofecoxib.  Veçanërisht për AIJS-të tradicionale risku është dozë-varësi dhe dyfishohet me doza më të larta. "Edhe një rritje e vogël e riskut kardiovaskular është një shqetësim për shëndetin publik", komenton në një editorial Gunnar Gislason, profesor i kardiologjisë në Copenhagen University Hospital në Danimarkë, i cili nënvizon rëndësinë e një politike më shtrënguese nga autoritetet rregullatore mbi AIJS, që favorizon përdorimin e atyre me risk më të vogël kardiovaskular.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC