Farmaci

tet242015

Lombalgjia akute, veç AIJS-ve nuk duhen barna të tjera në kombinim

Mes pacientëve të shtruar në urgjencë për lombalgji akute, administrimi i naproxenit, një bar anti-inflamator jo steroidien (AIJS) në kombinim me oksikodon /acetaminofen apo me miorelaksuesin ciclobenzaprin, nuk përmirëson simptomat e dhimbjes ose lëvizshmërinë e shpinës në krahasim me  naproxen-in bashkë me placebon, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën "Jama".
Lombalgjia akute është përgjegjëse e 2.4% të vizitave në urgjencat amerikane, me më shumë se 2.5 milionë raste në vit", pohon Benjamin Friedman nga qendra mjekësore   
"Albert Einstein College of Medicine" në Nju Jork, duke kujtuar se këta pacientë janë zakonisht të trajtuar me AIJS, paracetamol opiate dhe miorelaksues, shpesh të lidhur mes tyre me rezultate analgjezike përgjithësisht të dobëta.
Duke u nisur nga të tilla supozime, studiuesit kanë analizuar 323 pacientë të shtruar në urgjencë me lombalgji akute jo traumatike dhe jo rrënjësore e shfaqur prej rreth dy javësh për të marrë një cikël prej 10 ditësh naproxen me placebo, naproxen me cyclobenzaprine ose në kombinim me oksikodon dhe acetaminofen.
Dhe me llogari të bëra, autorët zbuluan se as naproxeni me oksikodonin dhe paracetamolin as naproxeni i kombinuar me cyclobenzaprin nuk përmirësojnë dhimbjen dhe lëvizshmërinë e shpinës krahasuar me AIJS në kombinim me placebon një jave e tre muajsh pas vizitës në urgjencë.
Nga ana tjetër pavarësisht grupit ku ishin caktuar, të gjithë pacientët kanë raportuar një përmirësim domethënës klinik dhe funksional brenda një jave nga shtrimi në urgjencë. Dhe pas tre muajsh nga vizita pavarësisht nga grupi i trajtimit, orientimi ndaj opiateve për trajtimin e lombalgjisë akute është disi i rrallë, me më pak se 3% të pacientëve që raportonin përdorimin e opiateve në 72 orët paraardhëse. "Këto rezultate nuk e mbështesin përdorimin e barnave shtesë, përveç AIJS-ve, në lombalgjinë akute", përfundojnë autorët.
 


Jama 2015. doi:10.1001/jama.2015.13043
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2015.13043


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC