kor212015
Antikoagulantë në vend të aspirinës për parandalimin e iktusit
Sipas standardeve të cilësisë të rishikuara së fundi nga National Institute for Health and Care Excellence (NICE), të rriturit me fibrilacion atrial (FA) duhet të marrin antikoagulantë dhe jo aspirinë për parandalimin e iktusit.
Fibrilacioni atrial prek mbi 800.000 persona në vit në Britaninë e Madhe, por mendohet se 250.000 raste nuk diagnostikohen. Personat me FA mund të jenë subjekte të një risku më të madh për iktus. Aspirina është përdorur për vite me radhë për t'i mbrojtur pacientët nga iktusi, por risqet në marrjen e aspirinës (që mund të shkaktojë hemorragji gastrike) i tejkalojnë përfitimet, sipas NICE.
Standardet e cilësisë nga NICE, të cilat ofrojnë këshilla mbi trajtimin dhe menaxhimin e fibrilacionit atrial, rekomandojnë që personat me FA të rrezikuar nga iktusi të marrin antikoagulantë si
apixaban, dabigatran etexilato, rivaroxaban ose një antagonist të vitaminës K si
warfarina."Megjithatë, - shkruhet në një komunikatë të NICEs,- është me rëndësi të theksohet se shumë të rritur me FA mund të jenë tashme në trajtim me aspirinë për sëmundje të tjera. Në këto raste, mund të merren njëkohësisht aspirina dhe antikoagulantët. Por, nëse një pacient zgjedh të mos marrë antikoagulantë, ky vendim dhe arsyeja duhet të dokumentohen nga mjeku të paktën njëherë në vit me qëllim përmirësimin e marrjes së kurës.
Antikoagulimi duhet të rivlerësohet nëse pacienti po merr një antagonist të vitaminës K apo ka kontroll të pakët të antikoagulimit. Në rastin kur antikoagulantët nuk arrijnë të kontrollojnë simptomat, NICE këshillon vizitën te specialisti brenda 4 javëve./
AIFA