gus32015
Alarmi nga Shoqata Amerikane e Tiroideve mbi eksesin në marrjen e jodit
Shoqata Amerikane e Tiroideve (ATA) ka publikuar në "Thyroid" një artikull mbi riskun e ekspozimit të tepërt ndaj jodit. Autorët e tij janë Angela Leung dhe David Geffen nga Universiteti i Kalifornisë, të cilet bashkë me kolegët japin paralajmerime kundër marrjes së tepërt të jodit. Suplementimi rekomandohet jo vetëm në gratë që planifikojnë shtatzëni të ardhshme, por edhe te mamatë e reja që e ushqejnë foshnjën me gji. "Në këto raste Shoqëria Amerikane e Tiroideve (ATA) rekomandon në integrimin e dietës një multivitaminik që përmban 150 mikrogramë jodur potasiumi", shpjegon Leung dhe nënvizon se marrja e mbi 1.100 mikrogramëve jodur në ditë mund të shkaktojë mosfunksionim të tiroideve. "Doza ditore e këshilluar në SHBA është 150 mikrogramë jodur te të rriturit, 220-250 mikrogramë për shtatzënat dhe 250-290 te gratë që ushqejnë foshnjat me gji", pohon autorja dhe paralajmëron: "Disa integratorë si ata me bazë pluhuri algash, mund të përmbajnë sasi joduri qindra herë më të larta se doza ditore e rekomanduar. Për këtë arsye i ftojmë personat të mos konsumojnë produkte të këtij lloji, pasi i tejkalojnë 500 mikrogramët në ditë. Përdorimi për një kohë të shkurtër i sasive të larta të jodit indikohet në një numër të kufizuar gjendjesh patologjike, siç ndodh për shembull te pacientët e trajtuar me solucion Lugol-i në masën 5%. Terapia e përshkruar 2-3 në javë para një ndërhyrjeje tiroidektomike për sëmundjen e Graves redukton vëllimin dhe vaskularizimn e tiroides dhe pakëson risqet e hipertiroidizmit post-operator. " Duke marrë parasysh rritjen e popullaritetit të integratorëve, dokumenti i ATA-s propozon paralajmërimin e mjekëve dhe pacientëve mbi eksesin e jodit. Edhe sepse efektet e mundshme të disfunksionit tiroidien të shkaktuar nga jodi, mund të jetë veçanërisht e dëmshme në shtatzëni, gjatë ushqimit me gji të foshnjës dhe te të moshuarit", përfundon Leung.