Farmaci

gus12015

AIJS në diabetin e tipit 2 shtojnë riskun për sëmundje kronike të veshkave

Te pacientët me diabet të tipit 2 ekziston një lidhje e përkohshme mes përdorimit të anti-inflamatorëve jo steroidienë (AIJS) dhe rritjes së riskut për sëmundje kronike të veshkave. Faktin e konfirmon Chih-Cheng Hsu nga departamenti i gjeriatrisë dhe gerontologjisë në "National institutes health research" dhe bashkautore e një studimi të publikuar në "Diabetic Medicine".
"Prevalenca e sëmundjeve kronike të veshkave është rritur këto 10 vitet e fundit duke u kthyer në një çështje të shëndetit publik në të gjithë botën", thotë studiuesja duke theksuar se identifikimi i faktorëve të riskut në bazë është hapi kryesor për parandalimin e insufiçencës së veshkave. Një prej tyre është përdorimi i AIJS-ve, të cilët kanë treguar se pengojnë ciklo-oksigjenezën, ulin prodhimin e prostaglandinës dhe modifikojnë funksionet hemodinamike të veshkave. Efekte të tjera afatshkurtra të shkaktuara nga AIJS në veshka janë mbajtja e sodiumit, ndryshimi i shpejtësisë së filtrimit glomerular dhe rritja e presionit të gjakut.

Megjithatë efektet e tyre afatgjata mbi funksionimin e veshkave mbeten ende pak të njohura. Hsu bashkë me kolegët ka studiuar një grup prej 48.715 pacientësh me diabet të tipit 2 pa sëmundje kronike të veshkave në fillim të periudhës së vëzhgimit, duke matur ekspozimin e tyre ndaj AIJS-ve. "Mes viteve 2008-2011 janë identifikuar në total 6.406 persona me sëmundje kronike të veshkave dhe është kryer një analizë e përgjithshme e modeleve të riskut për të përcaktuar lidhjen e përkohshme mes përdorimit të anti-inflamatorëve steroidienë dhe zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave", shpjegon Hsu. Pacientët që përdornin AIJS për të paktën 90 ditë kishin një risk të shtuar prej gati 37% për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave në krahasim me ata që nuk i përdornin këto substanca. "Në pritje të studimeve të mëtejshme që qartësojnë efektet e AIJS mbi zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave te pacientët me diabet të tipit 2, barna të tilla duhet përshkruhen me kujdes", përfundon autorja.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC