Fitoterapi

shk272023

Vetitë antioksiduese dhe hipokolesterolemike të xhinxherit

Dislipidemitë janë ndër sëmundjet kronike më të zakonshme. Ato karakterizohen nga nivelet jo normale të kolesterolit në serum, triglicerideve ose të të dyjave së bashku, duke përfshirë edhe nivelet jo normale të lipoproteinave. Për vite me radhë, kërkimet janë fokusuar te bimët mjekësore: njëra prej tyre, xhinxheri, duket se i jep mbështetje të konsiderueshme kësaj gjendjeje.

Obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti të lidhur me dislipideminë

Pasoja klinike që lidhet më shpesh me dislipideminë është rritja e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike që shoqërohet me nivele të larta të kolesterolit total, LDL-së, HDL-së dhe triglicerideve. Dislipidemitë janë shpesh të pranishme si faktorë predispozues sekondarë, veçanërisht obeziteti dhe diabeti i tipit 2. Pasojat klinike shtesë shoqërohen gjithashtu me dislipidemi të rralla, duke përfshirë pankreatitin me nivele të larta të triglicerideve, si dhe steatozën hepatike dhe mungesën e vitaminave të tretshme në yndyrë te individët me prodhim të lipoproteinave që përmbajnë apolipoproteinë B të dëmtuar gjenetikisht. Dislipidemitë i përkasin një zone kërkimore aktive dhe e cila po merr zgjerim ngastudimet e fundit që ofrojnë njohuri mbi bazën e tyre molekulare dhe origjinën gjenetike, duke përcaktuar rolin e tyre në zhvillimin e aterosklerozës dhe duke sqaruar aftësinë e barnave për të përmirësuar rrezikun për sëmundjet aterosklerotike kardiovaskulare.  

Përbërësit aktivë me veti antiinflamatore, antioksiduese dhe hipokolesterolemike

Rizoma e xhinxherit është përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë dhe kohët e fundit vetitë e saj potencialisht medicinale janë hetuar përmes studimeve të reja. Hulumtimet aktuale sugjerojnë se përbërësit aktivë të xhinxherit dhe shogaolit (produkt i tharjes së rizomës), mund të kenë veti antiinflamatore, antioksiduese dhe hipokolesterolemike. Është gjithashtu efektiv për nauzetë e lidhura me një sërë stimujsh, duke përfshirë nauzetë pas operacionit, nauzetë e mëngjesit dhe ato të shkaktuara nga kimioterapia.

Efekti i plotësimit me xhinxher në profilin e lipideve te njerëzit mbetet i diskutueshëm, veçanërisht për pacientët diabetikë. Të dhënat e një rishikimi sistematik të publikuar së fundi (i bërë në PubMed, Medline dhe Scopus, Web of Science dhe Google Scholar) të kryer në periudhën janar 2010-janar 2022, kanë treguar se marrja e xhinxherit ka ulur ndjeshëm nivelet totale të kolesterolit dhe triglicerideve, por nuk ka efekt të rëndësishëm në përmirësimin e HDL-së dhe LDL-së. Për më tepër, plotësimi me xhinxher reduktoi në mënyrë më efikase trigliceridet te subjektet obezë dhe diabetikë. Për sa i përket dozës, rezultati i metaregresionit ishte i rëndësishëm vetëm për kolesterolin total, kështu që rritja e dozave ditore të xhinxherit nuk i uli nivelet e tij. Prandaj, xhinxheri meriton të konsiderohet si një bar i përshtatshem për uljen e lipideve dhe për të mbështetur trajtimet për dislipidemitë.

 

Fabio Milardo

 

Bibliografia

Salih, A. K., Alwan, A. H., Khadim, M., Al-qaim, Z. H., Mardanov, B., El-Sehrwy, A. A., Ahmed, Y. I., & Amerizadeh, A. (2023). Effect of ginger (Zingiber officinale) intake on human serum lipid profile: Systematic review and meta-analysis. Phytotherapy Research, 1- 12.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC