gus252015
Pilula blu dhe melanoma: një studim mohon raportin shkak-efekt
Burrat që marrin barna për të reduktuar problemet e disfunksionit erektil nuk duhet të shqetësohen për rritjen e riskut të melanomës. Faktin e pohon Stacy Loeb në faqet e revistës "Jama", urologe në qendrën mjekësore "NYU Langone" në Nju Jork, e bindur se stili i jetës dhe ekspozimi i në diell kanë më shumë ndikim se barnat në përcaktimin e rrezikut të këtij lloji kanceri të lëkurës. "Një studim i publikuar vitin e kaluar zbuloi ekzistencën e një lidhjeje mes sildenafil, pilulës së njohur blu dhe një risku në rritje të melanomës", thotë studiuesja por shprehet pak e bindur që këto të dhëna të tregojnë një lidhje të vërtetë, shkak - efekt mes barit dhe tumorit.
"Meqë personat që marrin barna për mosfunksionimin erektil po fillojnë të shqetësohen, na u duk me vend të thellonim argumentin", vazhdon Loeb, e cila bashkë me kolegët ka analizuar të dhënat e disa regjistrave suedezë (atë të barnave me recetë, atë të melanomave dhe regjistra të tjerë shëndetësorë e demografike). Në periudhën mes 2006-ës dhe 2012-ës janë regjistruar 4,065 raste me melanomë në rreth 25.000 burra të përfshirë në studim (5 kontrolle të shëndetshme për çdo rast të melanomës): 435 meshkujt që zhvilluan kancerin kishin pasur një përshkrim barnash inhibitore të fosfodiesterazës 5 (Cialis, Levitra Viagra) ose për probleme të disfunksionit erektil, ashtu si 1.713 kontrolle.
"Në fakt rreziku i melanomës është me 21% më i lartë te ata që i marrin këto barna, por kjo përqindje reflekton vetëm një asociim, jo një raport shkak-efekt", pohon urologia, duke nënvizuar se stili i jetesës është përgjegjësi kryesor. "Një rritje e dozave të barit nuk sjell rritje të rrezikut për melanomë. Për më tepër rritet me 20% edhe risku për tumore të tjera të lëkurës, si basalioma që zhvillohet në një mënyrë shumë të ndryshme nga melanoma», thotë Loeb, duke shpjeguar dyshimet e saj për lidhjen mes barnave për disfunksionin erektil dhe tumoret e lëkurës.
Gjithashtu, siç kujtojnë autorët, meshkujt e rrezikuar nga melanoma janë zakonisht më të arsimuar dhe kanë të ardhura më të larta, kushtet që mund të çojë në një rritje të konsumit të këtyre barnave të shtrenjta dhe stile të ndryshme jetese, qëndrimit për një kohë më të gjatë në diell si pasojë e kohës së lirë. "Në fund mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga melanoma mbetet ekspozimi i kontrolluar në diell i shoqëruar gjithmonë nga përdorimi i kremrave të përshtatshme diellore" përfundon studiuesja.