Farmaci

gus272015

Efekti mbrojtës i aspirinave dhe AIJS-ve afatgjata në tumorin kolorektal

tags: AIJS, ASPIRINA

Marrja e 1 ose 2 aspirinave me doza të ulëta në ditë për të paktën 5 vjet lidhet me një risk më të vogël për tumor kolorektal. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në "Annals of Internal Medicine" dhe i zhvilluar nga "Danish cancer society research center" në Kopenhagen.

Kërkime paraprake mbi acidin acetilsalicilik (Asa) dhe barnat anti-inflamatore jo-steroidiene (AIJS) kishin sugjeruar efektin mbrojtës kundër kancerit kolorektal, por nuk ishin të qarta koha dhe doza e nevojshme për të pasur përfitime. Në studimin danez kërkuesit kanë përdorur të dhënat e më shumë se 113 mijë personave duke zbuluar se marrja e acidit acetilsalicilik në doza të ulëta dhe në mënyrë të pandërprerë për të paktën 5 vjet, kishte reduktuar riskun për tumor kolorektal me 27%, ndërsa përdorimi i AIJS-ve të tjera me 30% . "Efekti mbrojtës, - thotë Soren Friis, mjek dhe kërkues në qendrën studimore në Kopenhagen, - lidhet me përdorimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë, por edhe përdorimi me ndërprerje i këtyre barnave mund të jetë efikas.
Megjithatë, të njëjtët autorë të studimit paralajmërojnë se aspirina dhe AIJS-të në një periudhë afatgjatë, sjellin risqe dhe mund të shkaktojnë hemorragji gastro-intestinale, kështu që mundësia e reduktimit të riskut për tumor kolorektal duhet të krahasohet me efektet anësore. Në studim janë përfshirë vetëm persona që kanë marrë barna me përshkrim mjekësor, duke përjashtuar pacientët  që kanë bërë blerje over-the-counter. "Askush nuk duhet të fillojë të marrë aspirina apo AIJS mbi bazën e  zbulimeve të reja", ka qartësuar Friis. "Vetë-mjekimi me aspirina ose AIJS është e pa këshilluar për shkak të mundësisë së efekteve anësore të rënda dhe publiku nuk duhet të marrë asnjë medikament pa u këshilluar me mjekun ose një specialist për të diskutuar implikimet", përfundon Friis.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC