Farmaci

qer212023

Aspirina parandaluese te të moshuarit shton rrezikun për anemi dhe ul ferritinën në gjak

Një analizë post-hoc e studimit ASPREE (Aspirin in Reducing Events in the Elderly), e botuar në "Annals of Internal Medicine", zbuloi se administrimi i aspirinës në doza të ulëta rrit me 20% rrezikun për anemi dhe gjithashtu ul ferritinën ose vlerat e hekurit në gjak te të moshuarit e shëndetshëm.

"Gjetjet tona sugjerojnë se monitorimi periodik i hemoglobinës është i rëndësishëm për pacientët e moshuar që marrin aspirinë", tha autorja kryesore e studimit Zoe McQuilten nga Universiteti Monash në Melburn, Australi. Rreth gjysma e të moshuarve në SHBA kanë raportuar se e përdorin aspirinën për qëllime parandaluese dhe një nga ndërlikimet që e përdorimit të saj tashmë dihet se është rreziku i lartë për hemorragji, veçanërisht gastrointestinale. Edhe pse rreziku i gjakderdhjes të shkaktuar nga aspirina është i mirë karakterizuar, kanë qënë të pakët studimet që kanë analizuar ndikimin e aspirinës në zhvillimin e anemisë, veçanërisht te popullatat e moshuara. Për të hetuar më tej këtë çështje, studiuesit kryen një analizë post-hoc të studimit të kontrolluar me përzgjedhje rastësore ASPREE, në të cilën morën pjesë 19,114 njerëz mbi 70 vjeç, që u randomizuan për të marrë 100 mg aspirinë ose një placebo në ditë.

Hemoglobina u mat çdo vit dhe ferritina u mat në fillim të studimit dhe tre vjet pas randomizimit. Analiza e të dhënave tregoi një rrezik 5-vjeçar të zhvillimit të anemisë prej 23.5% në mesin e njerëzve që morën aspirinë me dozë të ulët dhe 20.3% te ata në grupin e placebos. Këto rezultate u konfirmuan në të gjitha nëngrupet e analizuara në shtresëzim dhe për më tepër, u shoqëruan me një ulje më të madhe të përqendrimit mesatar të hemoglobinës dhe ferritinës tek ata që morën aspirinë. Dallimet në ngjarjet klinikisht të rëndësishme të hemorragjisë nuk mund të llogaritnin ndryshimin e përgjithshëm në incidencën e anemisë ose uljen e ferritinës të vërejtur në studimin ASPREE, por këto situata ishin më të mundshme për shkak të humbjes së gjakut okult, duke pasur parasysh rënien më të madhe të ferritinës që u vërejt në pjesëmarrësit e grupit të aspirinës.

 

Annals of Internal Medicine 2023. Doi: 10.7326/M23-0675
http://doi.org/10.7326/M23-0675


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC