Farmaci

gus292015

Risk për infeksione vdekjeprurëse nga saxagliptina. Bari nën monitorim

Agjencia Evropiane e Barnave(EMA) ka vendosur të vlerësojë të gjitha të dhënat e reja mbi barnat që përmbajnë saxagliptinë pas publikimit nga FDA të studimit "Savor". Ky i fundit ka regjistruar një rritje të riskut të vdekshmërisë si pasojë e infeksioneve te pacientët e trajtuar me këtë agjent hipoglicemizues oral. Në pritje të rezultateve të tjera, Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore franceze (ANSM) iu ka këshilluar pacientëve në terapi me saxagliptinë të mos e ndërpresin trajtimin pa u konsultuar më parë me mjekun dhe iu bëri thirrje operatorëve shëndetësorë të shtojnë vigjilencën për shfaqjen e efekteve anësore.
Saxagliptina i takon familjes së dipeptidil peptidase 4 (DPP4), enzima që çaktivizojnë inkretinat (hormone të lëshuara nga zorrët si përgjigje ndaj ushqimit). Bari i indikuar në trajtimin e diabetit melit të tipit 2, çon në një ulje të vlerave të glicemisë dhe mund të përdoret i vetëm ose në kombinim me insulinën, metforminën ose antidiabetikë të tjerë oralë. Studimi "Savor" i kryer mbi 16,492 pacientë me diabet të tipit 2, së pari ka krahasuar incidencën e vdekshmërisë kardiovaskulare, infarktit apo iktusit ishemik në grupin e pacientëve të trajtuar me saxagliptin me atë të kontrolleve, duke zbuluar një rritje prej rreth 27% të shtrimeve në spital për insuficiencë kardiake të pacientëve që kishin marrë barin.
Kështu paralajmërimi për riskun kardiak është përfshirë në fletën ilustruese, por një analizë e mëtejshme e të dhënave të nxjerra nga "Savor" në prill të vitit 2015 ka zbuluar një rritje të vdekjeve të shkaktuara nga infeksionet, që nuk kanë qenë me origjinë kardiovaskulare, gjithmonë në grupin e të trajtuarve me hipoglicemizues oralë (risk relativ 1.27; p = 0.051). Edhe pse ende nuk mund të përcaktohet një lidhje shkak/pasojë mes saxagliptinës dhe këtij efekti të rëndë anësor, autoritetet franceze rekomandojnë kujdes maksimal në marrjen e terapisë.
Pse i intereson farmacistit: diabeti mund të çojë në komplikacione të ndryshme prandaj është detyrë e farmacistit që të ndihmojë pacientët të menaxhojnë sa më mirë terapinë me hipoglicemizuesit e rinj edhe në efekte anësore më pak të rënda.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC