Farmaci

sht282015

Rekomandime të reja për përdorimin e aspirinës mbi bazën e moshës

Përfitimet e aspirinës në doza të ulëta i tejkalojnë efektet e mundshme anësore vetëm në grupmoshën 50-59 vjeç. Fakti është konfirmuar nga "U.S. Preventive services task force", grupi i pavarur ekspertësh amerikanë të ngarkuar në nxjerrjen e rekomandimeve mjekësore. Revizionimi i ndërmarrë prej tyre nënvizon dobinë e acidit acetilsalicilik për këtë grup të mundshëm pacientësh në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në të njëjtën grupmoshë dhe në të njëjtët subjekte me risk kardiovaskular, ekspertët konfirmojnë avantazhin e aspirinës në parandalimin e tumorit kolorektal nëse merret për një periudhë 5 deri në 10 vjet. Nga ana tjetër nuk ka asnjë evidencë për përfitime te personat që rrezikohen nga tumoret por jo nga sëmundjet kardiake. Në grupmosha të tjera studimet nuk janë aq shteruese.

Dokumenti zyrtar i "U.S. Preventive Services Task Force" është përditësuar në bazë të rezultateve të 4 studimeve klinike të publikuara pas 2009-ës, duke përfshirë edhe studime mbi efektet parandaluese të kancerit kolorektal. Në bazë të tij, nëse më parë rekomandohej trajtimi me aspirinë pavarësisht moshës, në udhëzuesit e rinj indikimet regjistrohen edhe për shmangien e dëmeve të mundshme nga administrimi i saj.

Në thelb është vendosur që në grupmoshën 60-69 vjeç përshkrimi i acidit acetilsalicilik me doza të ulëta duhet të adoptohet mbi baza individuale, rast pas rasti. Në subjektet nën moshën 50 vjeç dhe mbi 70 vjeç, përdorimi i tij nuk rekomandohet sepse nuk sjell përfitime të tilla sa për të balancuar risqet. Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka refuzuar tani për tani që të etiketojë aspirinën si bar të indikuar në parandalimin kardiovaskular dhe asnjë shoqatë shkencore nuk e rekomandon aktualisht administrimin e acidit acetilsalicilik në doza të ulëta për të shmangur shfaqjen e tumorit kolorektal.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC