qer302021
Të moshuarit me diabet përdorin më shumë aspirinë parandaluese sesa jo-diabetikët
Përdorimi parandalues i aspirinës është më i lartë te të rriturit e moshuar me diabet sesa tek ata pa diabet, sipas një studimi të botuar në "Jama Network Open". Rezultatet sugjerojnë që 9.9 milionë të moshuar amerikanë të cilët më parë merrnin aspirinë për parandalimin primar, veçanërisht ata me diabet, nuk janë të përshtatshëm për përdorimin e vazhdueshëm të barit. "Përfitimi neto i aspirinës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD), veçanërisht parandalimi primar, mbetet i debatueshëm te njerëzit me dhe pa diabet", thotë Elizabeth Liu (Universiteti Johns Hopkins, Baltimorë), emri i parë i studimit.
Studimi i fundit sugjeron që përfitimet e aspirinës parandaluese nga të moshuarit mund të tejkalohen nga dëmi i mundshëm dhe për këtë arsye, ekspertët menduan të përcaktonin prevalencën e përdorimit parandalues të aspirinës te të moshuarit në SHBA me dhe pa diabet, për parandalimin primar dhe sekondar sipas moshës, gjinisë dhe rrezikut kardiovaskular. Për këtë arsye, ata përdorën të dhënat e 7,103 pacientëve në National Health and Nutrition Examination Survey, nga viti 2011, në 2018-tën. Personat, mbi 60 vjeç, me dhe pa diabet, plotësuan një pyetësor mbi përdorimin parandalues të aspirinës. Në përgjithësi, 61.7% e të moshuarve amerikanë me diabet dhe 42.2% pa diabet, kanë përdorur aspirinë. Midis njerëzve me diabet, në modele logjistike të shumëllojshme të rregulluara sipas racës, gjinisë, arsimimit, kategorisë së rrezikut kardiovaskular dhe indeksit të masës trupore, gjasat e përdorimit të aspirinës në kategoritë me moshë më të madhe kundrejt të rinjve nuk ishin të ndryshme. Midis njerëzve pa diabet, përdorimi i aspirinës ishte dukshëm më i lartë në kategoritë e moshës më të madhe.
Vlerësimet tregojnë se 9.9 milionë të rritur në SHBA me moshë 70 vjeç ose më shumë, me ose pa diabet, kanë marrë aspirinë për parandalimin primar. Mundësia e përdorimit të aspirinës për parandalimin primar në subjektet pa diabet ishte më e lartë tek ata më të rrezikuar për sëmundje kardiovaskulare sesa tek ata më pak të rrezikuar, ndërsa nuk u vërejtën ndryshime në përdorimin e aspirinës në subjektet diabetike, bazuar në rrezikun kardiovaskular.
JAMA Network Open 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.12210
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.12210