Farmaci

tet222021

Ndryshon rekomandimi për përdorimin e aspirinës. Jo më, nga individët mbi 60 vjeç

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA ka publikuar një draft-deklaratë në lidhje me rekomandimin për përdorimin e aspirinës në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD). Sipas dokumentit, individët 40-59 vjeç të cilët janë në rrezik më të lartë për CVD dhe nuk kanë një histori të sëmundjeve të tilla, duhet të diskutojnë me mjekun e tyre rreziqet dhe përfitimet e marrjes së aspirinës. Njerëzit e moshës 60 vjeç e lart, nga ana tjetër, nuk duhet të marrin aspirinë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

"Megjithëse është demonstruar tashmë se përdorimi i përditshëm i aspirinës redukton mundësinë për të pasur një infarkt të parë apo iktus, ai gjithashtu mund të dëmtojë. Dëmi më serioz i mundshëm janë hemorragjitë në stomak, zorrë dhe tru. Mundësia e gjakderdhjes rritet me moshën dhe mund të jetë kërcënuese për jetën", shpjegon anëtari i grupit të punës, John Wong. Në bazë të provave të reja, ekspertët theksojnë se pas moshës 60-vjeçare, rreziku i hemorragjisë anulon përfitimet e parandalimit të sëmundjeve kardiake, ndërsa për njerëzit rreth moshës 50 vjeç, raporti midis rreziqeve dhe përfitimeve është më i ngushtë sesa mendohej më parë. Nisja e përdorimit të aspirinës në moshën 40 vjeç, megjithatë, mund të ketë disa përfitime.

Këto rekomandime zbatohen vetëm për njerëzit që janë në rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare, por që nuk kanë një histori të sëmundjeve kardiovaskulare dhe nuk po marrin tashmë aspirinë. Pra, sipas dokumentit, kur duhet vendosur nëse pacientët duhet të fillojnë të marrin aspirinë për të parandaluar një infarkt të parë apo iktus, mjekët duhet të marrin parasysh moshën, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rrezikun e gjakderdhjes, si dhe preferencat e pacientit. "Theksojmë se ky rekomandim nuk vlen për ata që tashmë po marrin aspirinë për një infarkt apo iktus të mëparshëm; ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nëse mjeku i tyre nuk i udhëzon ndryshe. Ata që tashmë po marrin aspirinë dhe kanë pyetje, duhet të flasin me mjekun e tyre për rrethanat e tyre individuale", përfundojnë autorët.

 

U.S. Preventive Services Task Force
https://www.natap.org/2021/HIV/aspirin-use-cvd-draft-evidence-review(1).pdf 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC