Farmaci

sht302015

Rezistenca ndaj antibiotikëve, përditësohet harta botërore

Rezistenca ndaj antibiotikëve po rritet duke krijuar alarm në të gjithë botën, shkruhet në raportin e fundit "The state of the world's antibiotics, 2015" mbi këtë argument. "Center for disease dynamics, economics & policy" (Cddep) dhe "Global antibiotic resistance partnership" në Shtetet e Bashkuara kanë nisur një projekt të financuar nga fondacioni Bill & Melinda Gates. Sipas studiuesve, rruga e vetme për të përballuar problemin është kufizimi i përdorimit të tepërt dhe të papërshtatshëm të antibiotikëve. "Për herë të parë, disponojmë të dhëna për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, ku rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem serioz por rrallëherë objekt i aksioneve të politikës shëndetësore, - deklaron Ramanan  Laxminarayan, drejtor i Cddep dhe bashkautor  i raportit. - Shpresojmë që ky dokument bashkë me instrumentin online "Resistence Map", t'i ndihmojë këto kombe në rezistencën ndaj antibiotikëve dhe të aktivizohen projekte të koordinuara për të kufizuar këtë fenomen". Instrumenti, të cilit i referohet "Laxminarayan" është një hartë që prezanton të dhënat më të fundit nga evolucioni i konsumit të antibiotikëve në 69 shtete dhe 39 prej tyre edhe të antibiotik-rezistencën.
Të dhënat e "Resistance Map" lidhen me infeksionet e shkaktuara nga 12 baktere të zakonshme dhe potencialisht fatale, mes të cilave Escherichia coli, Salmonella dhe Staphylococcus aureus rezistente ndaj meticilinës (Mrsa).
"Pavarësisht se përdorimi për frymë i antibiotikëve është ende shumë i lartë në vendet e pasura, - shprehet drejtori i Cddep - përqindjet e larta të hasura në vendet me të ardhura mesatare (si India, Kenia apo Vietnami) të cilat kanë zhvilluar një sistem vëzhgimi, janë një paralajmërim i fortë". Në Indi, për shembull, infeksionet e shkaktuara në 2014-ën nga Klebsiella pneumoniae, bakter shumë i rrezikshëm në ambientet spitalore, 57% e subjekteve rezultoi rezistent ndaj karbapenemeve, përqindje që në 2009-ën ishte 29%. Këto barna në Shtetet e Bashkuara janë ende efikase në 90% të rasteve dhe në Evropë në 95%.   

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC