Farmaci

tet202015

Acidi ialuronik kundër inflamacioneve në rrugët e frymëmarrjes

Si klinicistët edhe pacientët e dinë se sa të bezdisshme janë inflamacionet e frymëmarrjes, të cilat ndër të tjera pengojnë gjumin duke u bërë shkak për lodhjen dhe mungesën e rendimentit në punë. Riniti ose disa inflamacione akute e kronike të rrugëve respiratore si sinoziti, rinofaringiti dhe faringiti janë disa nga çrregullimet që çojnë në bllokimin e hundës. "Laringitet prekin 1 në 4 persona në format alergjike dhe rreth 5% të popullatës në format infektive". Veçanërisht te fëmijët me moshë më të vogël se 6 vjeç ka një mesatare prej 6-8 episodesh infeksioni në një vit që prodhojnë rreth 80% të vizitave pediatrike.
Por së fundi po provohet një opsion terapeutik i përbërë nga një dispozitiv novator që lejon administrimin e shpejtë të një solucioni me acid ialuronik në 0.3% dhe me peshë të lartë molekulare në kavitetet nazale për të përcaktuar funksionin optimal.     
Një studim i drejtuar nga Roberto Dondé, pranë Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (Cnr) tregon se ky sistem lejon të arrihet një diametër i mesëm i pikave, i krahasueshëm me atë të aparateve tradicionale për aerosol. "Patologjitë më të shpeshta të rrugëve të sipërme janë rinitet vazomotore alergjike dhe jo alergjike dhe format infektive të tilla si rinosinozitet, - kujton Matteo Gelardi, president i Akademisë italiane të rinologjisë. "Mes strategjive terapeutike të këtyre formave, - pohon ai, - një rol me efektivitet të lartë mund të zhvillohet nga acidi ialuronik, i cili do të lehtësonte pastrimin e mukozës së kompromentuar nga patologjia imunoflogjistike".
Një studim i publikuar në "International Forum of Allergy & Rhinology", ka treguar një ekzaminim citologjik në 78 pacientë me rinit alergjik dhe jo alergjik pas administrimit për një muaj të kortikosteroideve e anti-staminikëve në mënyrë rastësore, acid ialuronik ose solucioni salin në rrugë endonazale. U vu re një reduktim domethënës i neutrofileve (përgjegjëse për çrregullimet) në grupin e acidit ialuronik dhe një përmirësim i simptomave (teshtima, rinorrea dhe kongjestion nazal).
"Ky trajtim, - vazhdon Gelardi, - është treguar i domosdoshëm edhe në fazën post-operatore të pacientëve që iu nënshtruan kirurgjisë Fess (Functional endoscopic sinus surgery). Po ashtu është konsideruar standardi i trajtimit në rinosinuzitin refraktar, ndryshimet e mukozave dhe çrregullimet respiratore, edemat dhe hemorragjitë". Edhe në këtë rast, avullimi lokal i acidit ialuronik me peshë të madhe molekulare mund të përshpejtojë procesin e "rimodelimit", duke reduktuar kohën e shërimit dhe të gjendjes inflamatore".       

Ky dispozitiv është i nevojshëm në rinitin e shtatzënisë, i cili manifestohet në 30% të grave gjatë 3-mujorit të fundit të shtatzënisë. Shpesh i nënvlerësuar nga gratë shtatzëna, riniti në të vërtetë mund të shkaktojë komplikime të shumta si hipertension gestacional, prapambetje të zhvillimit të fetusit në mitër dhe ulje të mirëqenies neonatale pas lindjes. Në këto raste acidi ialuronik është një opsion i zgjedhjes së parë sepse nuk ka kundër-indikime dhe është një substancë e pranishme natyrisht në organizëm.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC