nën172015
Dabigatran: dozat që iu administrohen femrave janë më të ulëta se ato të meshkujve
Sipas një studimi të publikuar në "Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes", femrat shpesh trajtohen me dabigatran në doza të vogla, ndonëse dozat e larta ulin shkallën e iktusit me efikasitet më të lartë. Demonstrimi i efikasitetit të dabigatran në parandalimin e iktusit në fribilacionin atrial jo valvular vjen nga RE-LY (Randomized Evaluation of Long-term anticoagulant therapy), një studim shumëplanësh që ka ballafaquar dabigatran 110 mg dhe 150 mg dy herë në ditë, krahasuar me warfarin-ën.
Meytal Avgil Tsadok nga "McGill University Health Center" në Montreal ka ballafaquar me kolegët ndryshimet gjinore mbi përdorimin, sigurinë dhe efikasitetin e dabigatran në një studim në grup, të zhvilluar në një popullsi pacientësh me firbilacion atrial. Në proces kanë marrë pjesë meshkuj dhe femra të trajtuar me dabigatran 110 dhe 150 mg dy here në ditë, të krahasuar me subjekte të trajtuar me warfarin, për një total prej 31.786 femra dhe 31.324 meshkuj.
Pas përllogaritjeve del në pah se krahasuar me meshkujt, femrat jo vetëm që kanë një risk më të lartë për iktus dhe mundësi më të ulëta për hemorragji, por trajtohen me doza më të ulëta dabigatrani. "Nga analiza e shumëllojshme shfaqet qartë se përdorimi i dabigatran lidhet me një risk më të ulët për hemorragji krahasuar me warfarin te meshkujt dhe në femrat e trajtuara me dozën 150 mg ka një tendencë në reduktimin e riskut për iktus. Për fat të keq 65% e popullsisë femërore ishin trajtuar me dozën më të ulët të barit, pra 110 mg dy herë në ditë", vërejnë kërkuesit.
Studimi RE-LY tregon se dabigatran 150 mg dy herë në ditë është më efikas në parandalimin e iktusit krahasuar me warfarin, ndërkohë që doza 110 mg dy herë në ditë sjell një risk më të vogël për hemorragji. "Megjithatë në studimin RE-LY kishte më shumë meshkuj sesa femra, gjë që na shtyn të pyesim veten nëse rezultatet e përftuara nga një proces klinik rastësor me mazhorancë mashkullore, mund të jenë të aplikueshëm tout-court ndaj gjinisë femërore", shkruajnë kërkuesit. Tsadok përfundon: "Rezultatet e përftuara nga ky studim i shtohen të dhënave, deri më tani të pakta, mbi ndryshimet gjinore për sa i përket sigurisë së trajtimit".
Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2015. doi: 10.1161/circoutcomes.114.001398http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26508666
Përktheu: Erjola Taga