nën192015
Probiotikët në shtatzëni, efikasë për shëndetin e nënës dhe të fëmijës
"Tashmë ka gjithnjë e më shumë të dhëna që tregojnë se administrimi i probiotikëve në shtatzëni nga tremujori i dytë e në vazhdim ka një impakt pozitiv te nëna dhe fëmija", deklaron Susanna Esposito, drejtore e njësisë së Pediatrisë në Poliklinikën e Universitetit të Studimeve në Milano dhe presidente e WAidid (Shoqata botërore për sëmundjet infektive dhe çrregullimet imunologjike).
Përdorimi i probiotikëve në shtatzëni është një ndër temat më novatore të vendosura në qendër të konferencës milaneze dhe prof. Esposito liston shtamet që kanë treguar tashmë një efikasitet parandalues ose terapeutik: "Enteroccoccus specium L3 ka një efekt anti-mikrobik; Lactococcus lactis ST38 favorizon tretjen e laktozës; Lactobacillus casei R0215 është efikas kundër sindromit të zorrës së irrituar te nëna dhe te fëmija me dhimbje barku; në fund probiotikët me bazë Bifidobacteriun ndikojnë te nëna në reduktimin e glicemisë dhe te fëmijët në fuqizimin e imunitetit dhe reduktimin e infeksioneve respiratore. Ndërsa po studiohet ende veprimi i tyre afatgjatë mbi alergjitë... natyrisht ekzistojnë produkte që përmbajnë më shumë shtame të ndryshme".
Mungesa e provave për një periudhë të gjatë varet nga fakti se bëhet fjalë për kërkime të kohëve të fundit, por tashmë ka pasur konfirmime të efikasitetit në reduktimin e riskut jo efektiv në muajin e parë dhe në vitin e parë të jetës, në pakësimin e disfunksioneve respiratore dhe në fuqizimin e efektit të vaksinave.
"Infeksionet neonatale përbëjnë problemin më dramatik, kujton Esposito dhe disa të dhëna tregojnë se in vitro probiotikët frenojnë rritjen e disa baktereve dhe në veçanti janë aktivë kundër Streptococcus agalactiae".
Pikërisht ky bakter është shkaku kryesor i infeksioneve neonatale të rënda në vendet e industrializuara dhe duke u mbështetur në traktin gastro-intestinal ose gjenital të mamasë kontraktohet gjatë kalimit në kanalin e lindjes.