Farmaci

dhj22015

Termometrat periferikë nuk e matin saktë temperaturën

Termometrat periferikë të cilët vendosen në vesh ose poshtë sqetullës nuk vlerësojnë me saktësi temperaturën trupore, të paktën sipas një artikulli të publikuar në "Annals of Internal Medicine" dhe të nënshkruar nga Daniel Niven nga Departamenti i Mjekësisë kritike në Calgari, Kanada.
Temperatura trupore  është një parametër i përdorur zakonisht te pacientët me sëmundje infektive për diagnozën, monitorimin terapeutik dhe guidën për vendimet klinike" thonë studiuesit, të cilët në një rishikim të literaturës me meta-analiza kanë verifikuar saktësinë e termometrave periferikë në matjen e temperaturës trupore te të rriturit dhe fëmijët.
Për këtë qëllim janë ekzaminuar të dhënat e rreth 8.700 pacientëve në 75 studime prospetike të cilët kanë ballafaquar matjen periferike të temperaturës (membranën timpanike, arterien temporale, sqetullore ose orale) me atë qendrore (kateteri arterior pulmonar, fshikëzor, ezofageal ose rektal). Dhe rezultatet indikojnë se termometrat periferike janë në mënyrë domethënëse më pak të saktë në në krahasim me standardin e artë të ofruar nga termometrat qendrorë. "Edhe pse nuk ishin të disponueshme të dhëna shteruese për të gjitha llojet e termometrave, ndjeshmëria për zbulimin e temperaturës rezultoi më e ulët për termometrat periferikë, duke mos kaluar 64% e matjes" vërejnë autorët dhe nënvizojnë se në hipertermi apo në hipotermi termosondat periferike mund të regjistrojnë vlera që ndryshojnë edhe me një apo dy gradë nga temperatura reale trupore. "Kjo e fundit nuk duhet të matet me një termometër periferik në të gjitha rastet kur një matje e pasaktë mund të influencojë vendimet klinike" nënvizon Niven, duke saktësuar se në pjesën më të madhe të këtyre rasteve mund të përdoren termometra rektale.
Dhe kur nuk kemi mundësi t'i drejtohemi termometrit qendror, si te pacientët neutropenikë, termometrat elektronikë timpanikë për të rritur dhe fëmijë, të kalibruar para përdorimit, mbeten alternativa më e mirë.
 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC