Farmaci

dhj112015

Vareniclina, risqet e simptomave psikiatrike dhe ndërveprimet potenciale

Agjencia e Barnave në Australi (TGA) iu ka komunikuar pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë se ka përditësuar "informacionet e produktit" për barin Champix (varenicline), me të dhëna të reja sigurie që lidhen me risqet e siptomave psikiatrike dhe ndërveprimin e mundshëm me alkoolin.
Vareniclina është një agonist i pjesshëm i receptorit nikotinik të acetilkolinës dhe përdoret te të rriturit për t'i ndihmuar në lënien e duhanit dhe lehtësimin e simptomave të dëshirës kompulsive kundër duhanpirjes.  

Simptomat psikiatrike mund të sjellin ndryshime në sjellje, në mendime, ose në humor, duke përfshirë depresionin, ankthin, irritimin, agresivitetin, luhatjet e humorit, vetëdëmtimin dhe halucinacionet. 

Informacionet e përditësuara të produktit, - shkruan agjencia australiane, - synojnë të shtojnë ndërgjegjësimin mbi simptomat e rënda psikiatrike të sjella te pacientët që marrin varenicilinë, për të nënvizuar rëndësinë e ndërprerjes së trajtimit me varenicilinë dhe për të kontaktuar një profesionist shëndetësor nëse shfaqen simptoma të tilla.
TGA iu rekomandon operatorëve shëndetësorë që ta diskutojnë me pacientin, para se të përshkruajnë barin lidhur me përfitimet e risqet në trajtimin me varenicilinë, duke përfshirë simptomat e mundshme psikiatrike
Informacionet e mësipërme ndonëse janë prezantuar edhe më parë, tani shënohen me shkronja të trasha në pjesën "Masat paraprake të përdorimit" me titullin "Simptomat psikiatrike", për t'i bërë edhe më të dukshme këto mesazhe të rëndësishme.
Pra, pjesët "masa paraprake, ndërveprime me barna të tjera dhe efekte anësore" janë përditësuar edhe mbi nevojën për të paralajmëruar pacientët se konsumi i alkoolit mund të shtojë riskun e simptomave psikiatrike.
TGA pohon se ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që mund të kontribuojnë në simptomat psikiatrike të sinjalizuara në raport me trajtimin me varencilinë, duke përfshirë efektet e suspensionit të nikotinës, sëmundjeve psikiatrike dhe përdorimit të disa barnave të tjera./AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC