dhj142015
Antibiotikët në shtatzëni, AIFA: Duhen përdorur kur është e nevojshme
Kur është e domosdoshme gjatë shtatzënisë duhen marrë barna duke ndjekur me skrupolozitet dozat dhe kohëzgjatjen e terapisë sipas përshkrimit të mjekut. Agjencia Italiane e Barnave, AIFA, njofton rifillimin në këto ditë të dy fushatave sensibilizuese në media, pas revizionimit të literaturës më të fundit mjekësore mbi sëmundjet dhe principet aktive gjatë shtatzënisë, si dhe evidencat për disa antibiotikë që merren në këtë periudhë për trajtimin e infeksioneve me natyrë bakteriale: "Faqet e skedave teknike të acidit klavulonik, amoksicilinës, ampicilinës, azitromicinës, klindamicinës, klaritromicinës dhe eritromicinës janë përditësuar me informacione mbi efektet e mundshme që substanca të tilla mund të shkaktojnë te nëna dhe fetusi i saj.
Nuk evidentohen sinjalizime për anomali të hasura në krahasim me pritshmëritë dhe prandaj konfirmohet mundësia e marrjes së tyre, pas konsultës me mjekun edhe në muajin e 9 të shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me gji. AIFA kujton se këto barna "përdoren për trajtimin e patologjive të tilla si ethet, hiperpireksi, korioamnionit, kolelitiazë biliare, sëmundjet kronike intestinale, trajtime stomatologjike, shkatërrim i parakohshëm i membranave amniokoriale, vaginit etj". Në veçanti "Amoksicilina dhe ampicilina janë konsideruar si antibiotikë të zgjedhjes së parë në shtatzëni, ndërsa klindamicina e indikuar për shembull për trajtimin e koriamnionitit, për t'u përdorur në rastet kur administrimi i penicilinës, cefalosporinës dhe makrolideve nuk është efikas, pra në raundin e dytë". Në skedën e secilit princip aktiv indikohet "një përkufizim i shkurtër i substancës me informacione mbi klasën e përkatësisë dhe përshkrimin e efekteve të hasura në literaturë për përdorimin në tre trimestre të ndryshme dhe në ushqyerjen me gji".