Farmaci

jan72016

Galenikët me efedrinë ndalohen nga Ministria e Shëndetësisë në Itali

Këtej e tutje mjekët në Itali nuk do të lejohen të përshkruajnë përgatitje galenike të cilat përmbajnë efedrinë, e njëjta gjë vlen edhe për farmacistët që ndërtojnë përgatitje të cilat përmbajnë të njëjtin princip aktiv për të njëjtin qëllim.
"Ministria e Shëndetësisë, - shkruhet në dekretin sanksionues, - ka vendosur ndalimin duke pasur parasysh të dhënat e nxjerra nga Komisioni teknik shkencor i AIFA-s. Nga ekzaminimi i rrjetit kombëtar të farmakovigjilencës, efedrina rezulton një nga principet aktive të përdorura në përgatitjet galenike me qëllim dobësues, për të cilat janë sinjalizuar efekte anësore të dyshimta".
Nga ana tjetër nuk mungojnë reflektimet kritike mbi këtë masë. Pierandrea Cicconetti, zv/president i SIFAP (Shoqata Italiane e e Farmacistëve Përgatitës), "po shpërfillen punimet shkencore që vërejnë efikasitetin dhe sigurinë në trajtimet e finalizuara në kontrollin për të kontrolluar ndjesinë e urisë dhe rënien në peshë".
Dhe kujton se "SIFAP prej vitesh mbështet faktin se terapia e obezitetit është e destinuar për personin obez dhe vetëm për të. Mjeku duhet të dëshmojë në recetë se indeksi i masës trupore të pacientit është më i madh se 30 ose 27 në rast sëmundjesh shoqëruese. Për rrjedhojë përjashtohet apriori mundësia për të aplikuar terapinë te personat që nuk janë obezë. Por një propozim i tillë ka rënë në vesh të shurdhër".
Dhe në fund shton: "I sëmuri obez, përtej çdo debati duhet të vihet në qendër të vëmendjes, duke vlerësuar mbi baza shkencore pro-të dhe kundrat që vijnë nga gjithë këto masa ndalimi. Nuk mund të mohohet që "kundrat" mbizotërojnë sepse i sëmuri gjendet sot pa kura, në dorë të propozimeve të rrjetit dhe pa asnjë kontroll mjekësor sëmundja e tij, lajmëtare e çrregullimeve të tjera nuk mund veçse të rëndohet në dëm të tij dhe në dëm të gjithë komunitetit në terma të asistencës shëndetësore".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC