Farmaci

shk162016

Skleroza multiple, terapia me Ga-40 më efikase se ajo me Ga-20

Në trajtimin e sklerozës multiple (Sm) një nga molekulat më të përdorura është glatiramer acetate, së cilës iu dedikua në Milano një ditë e tërë për të përshkuar gjithë historinë e saj: nga zbulimi  në fillim të viteve '70, te aprovimi i FDA-së në 1996-ën, nga konfirmimet për efikasitetin dhe sigurinë përgjatë viteve, deri te zhvillimi i formulimit të ri: 40 mg tri herë në javë.
"Formulimi i ri ruan të njëjtat indikime me atë të mëparshmin prej 20 mg një herë në ditë, por ka avantazhin e madh që është më praktik sepse lejon reduktimin e frekuencës së injeksioneve deri në 50% dhe është po aq i tolerueshëm sa formulimi i parë. Prandaj edhe i sëmuri e ka më të lehtë marrjen e këtij bari", shpjegon Giancarlo Comi, drejtor i Departamentit të Neurologjisë nga Instituti i Neurologjisë eksperimentale në San Raffaele, Milano.
"Triali i parë i fazës II me dozë të dyfishtë i drejtuar në 100 pacientë, i takon rreth 20 viteve më parë, - thotë Comi, - kur u ndoq një trial i fazës III që nuk evidentoi avantazhe në terma të efikasitetit por as disavantazhe në terma të sigurisë. Profili i efikasitetit dhe sigurisë i dozave të dyfishta u testua më pas me rezultate pozitive në studimet "Gala" dhe "Glacier".
"Gala" u drejtua mbi pacientë me sklerozë multiple recidivante-remitente të trajtuar me Ga-40 kundrejt placebos, ndërsa "Glacier" mbi pacientë të trajtuar më parë me Ga-20. Në studimin e dytë, gjysma e pacientëve kalonte në Ga-40 dhe te këta të fundit komoditeti i trajtimit u shfaq i përmirësuar menjëherë pas ndryshimit të regjimit, ndërsa efikasiteti rezultoi afatgjatë.

"Avantazhet konsistojnë në nga reduktimi i efekteve anësore lokale dhe i dhimbjeve në vendin e infektimit (si pasojë e numrit më të vogël të injektimeve) dhe duke shmangur që pacientët të marrin me vete në raste udhëtimesh një numër të madh barnash  që sigurisht ndihmon aderimin dhe kohëzgjatjen dhe përmirëson cilësinë e jetës së pacientit. Të gjithë pacientët që kanë pasur eksperienca me Ga-20 kanë kërkuar kalimin në Ga-40", thotë  Lucia Moiola, koordinatore e qendrës për sklerozën multiple në spitalin San Rafaele në Milano.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC