Farmaci

mar212016

Fruthi, në SHBA një numër i madh pacientësh nuk vaksinohen qëllimisht

tags: Fruthi

Në Shtetet e Bashkuara një përqindje e madhe e të prekurve nga fruthi janë personat e pavaksinuar apo të imunizuar në mënyrë të pamjaftueshme. Saad Omar nga "Emory University" në Atlanta, bashkë me kolegët ka analizuar lidhjen mes vaksinimit të aplikuar me vonesë ose të refuzuar dhe epidemiologjisë së fruthit dhe pertusis-it në Amerikën e Veriut. Për këtë qëllim autorët shqyrtuan literaturën mjekësore dhe identifikuan 18 studime për fruthin, për një total prej 1.416 pacientësh. Ata zbuluan se në 57% të rasteve vaksinimi nuk ishte praktikuar për arsye fetare ose filozofike dhe në një numër të vogël personash për kundër-indikime mjekësore.
"Në shumë raste personat rezultonin të pavaksinuar apo të paimunizuar mjaftueshëm, por të prekur me pertusis kishte edhe në grupet e vaksinuara, gjë që tregon një imunitet në rënie", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se pjesa më e madhe e rasteve të pavaksinuara kanë qenë të qëllimshme.  

"Këto rezultate kanë implikime të gjera në tema të politikës shëndetësore: prindërve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre duhet t'u tregohen risqet e mundshme për shkak të imunitetit të ulët", nënvizon Omer.   
Ndërsa Matthew Davis nga Universiteti i Miçiganit komenton në një editorial: "Pa një infrastrukturë të qendërzuar e cila synon optimizimin e imunitetit, një mbulim me vaksina i besueshëm vazhdon të jetë i vështirë në Shtetet e Bashkuara". Sipas autorit pjesa më e madhe e popullatës amerikane kërkon vaksina të sigurta, efikase, të disponueshme në kohë dhe të afta për të ofruar një imunizim afatgjatë. "Sfidat aktuale që lidhen me fruthin dhe pertusisin shtrojnë nevojën e zhvillimit të strategjive për të arritur nivele të kënaqshme të mbulimit me vaksina, duke kufizuar rënien e imunitetit dhe duke reduktuar sëmundjet e parandalueshme ", përfundon autori.


 

Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.1353
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2016.1353

Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.1529
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jama.2016.1529


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC