Shëndetësi

qer212019

Fruthi. SHBA-ja shqetësohet për importin e rasteve nga Evropa

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar udhëtarët për rrezikun e shfaqjes së fruthit në shumë vende evropiane, përfshirë Anglinë, Francën, Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë, ku janë aktualisht të pranishme shpërthime të sëmundjes.
Situata dhe disa sugjerime për udhëtarët, janë publikuar edhe në një raport në "Pediatrics", në të cilin Kristina Angelo, nga CDC-ja, së bashku me kolegët, thekson se në Evropë janë tejkaluar 41,000 raste të fruthit në gjysmën e parë të vitit 2018, më shumë se dyfishi i asaj që raportohet çdo vit, në periudhën nga viti 2010, deri në vitin 2017. Janë verifikuar edhe 37 vdekje të lidhura me sëmundjen, me një incidencë më të lartë te fëmijët nën moshën një vjeçare.

"Ashtu si në vendin tonë, përgjegjësia për këtë rritje bie mbi normat e ulëta të imunizimit. Megjithatë, importimi nga Evropa është shkak i shumë rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara", shpjegon Angelo. Rekomandimet e CDC-së për udhëtimet në Evropë, theksojnë se udhëtarët duhet të rikontrollojnë vaksinat e tyre para se të nisin udhëtimin. Fëmijët duhet të vaksinohen duke filluar nga mosha gjashtë muajshe në rast të udhëtimit në zonat me fruth në qarkullim dhe do të ishte e përshtatshme që të vonoheshin udhëtime të tilla në prani të fëmijëve nën moshën gjashtë muajshe, derisa të vaksinohen. Fëmijët mbi 12-muajsh duhet të marrin dy doza të vaksinës së fruthit së paku 28 ditë larg njëra-tjetrës, para se të udhëtojnë në vendet ku është e pranishme sëmundja.

CDC-të u këshillojnë mjekëve që t'u kërkojnë gjithnjë pacientëve që shfaqin ethe, informacion rreth udhëtimeve të tyre të fundit dhe u rikujtojnë të marrin parasysh udhëtimin në Evropën perëndimore si një faktor rreziku për fruthin. Ndërkohë, në një përpjekje për të frenuar problemin në Shtetet e Bashkuara, shteti i Nju Jorkut ka eliminuar mundësinë për të kërkuar përjashtime ndaj vaksinimit, për arsye jo mjekësore. Në një deklaratë për shtyp, zyra e guvernatorit thotë se shpërthimet e fruthit në disa zona të Nju Jorkut janë shkaku kryesor i numrit të madh të njerëzve të sëmurë në vend. Shtete të tjera, duke përfshirë Arizonën, Kaliforninë, Mainen, Misisipin dhe Virxhinia Perëndimore, tashmë i kanë ndaluar përjashtimet për arsye jo mjekësore.


Pediatrics 2019. doi: 10.1542/peds.2019-0414
https://dx.doi.org/10.1542/peds.2019-0414

CDC
https://wwwnc.cdc.gov/travel/notices/watch/measles-global

Shteti i Nju Jorkut
https://www.governor.ny.gov/news/governor-cuomo-signs-legislation-removing-non-medical-exemptions-school-vaccination


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC