Farmaci

tet92014

Agjensitë rregullatore në punë për udhëzime dhe molekula të reja

Është astma udhëzimi i ri për përdorimin e tiotropium (Spiriva Respimat e Boehringer Ingelheim) në Komunitetin Europian: bari mund të përdoret tek pacientët e rritur astmatikë, si trajtim shtesë bronkodilatues për terapinë mbajtëse përbërë nga kortikosteroidët në rrugë inhalatore dhe beta2- agonist me kohëzgjatje veprimi. Shtimi i udhëzimeve nga EMA edhe për tocilizumab (RoActemra nga Roche) për trajtimin fillestar të artritit reumatoid në fazë të rëndë, aktiv dhe i përparuar tek pacientët e pa trajtuar më parë me metotreksatë. 
Risi absolute, sapo është autorizuar në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë miratuar nga EMA terapia e trefishtë antivirale për pacientët me HIV që përmban: abacavir, dolutegravir dhe lamivudin së bashku në të njëjtën tabletë (Triumeq i ViiV Healthcare) dhe merret vetëm një herë ne ditë.
Së fundmi EMA ka shtuar udhëzimet trajtuese për impiantin intravitreal të desametason (Ozurdex i Allergan) për trajtimin e pacientëve të rritur me reduktim të aftësisë vizive për shkak të edemës makulare diabetike (DME) në pacientët pseudofakik ose tek ata që mendohet se nuk marrin një përgjigje të mjaftueshme ose nuk janë të përshtatshëm për një terapi jo - kortikosteroide.
Në SHBA, Food and Drug Administration ka aprovuar marketingun e dy barnave të reja. Pembrolizumab (Keytruda i Merck & Co) për melanomën e avancuar dhe që nuk mund të hiqet, për tu marrë pas një cikli me ipilimumab (Yervoy nga Bristol - Myers Squibb) dhe në pacientët me mutacione Braf V600 pas trajtimit me ipilimumab, një frenues Braf. Bari tjetër i ri është me bazë citrati ferrik (nga Keryx Biofarmaceutikals) dhe jepet për trajtimin oral të hiperfosfatemisë tek pacientët në dializë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC