Farmaci

mar302016

Warfarina në fibrilacionin atrial: ja faktorët e riskut për hemorragji intrakraniale traumatike

tags: Warfarin

Kërkuesit e "New York University School of Medicine" të koordinuar nga John Dodson zhvilluan mes viteve 2002 dhe 2012 një studim që përfshiu 31.951 veteranë me fibrilacion atrial, me moshë mbi 75 vjeç të cilët kishin nisur një terapi antikoagulante me warfarin. Dodson  pohon se "mosha e avancuar është një faktor i madh  risku për iktusin tromboembolik te pacientët me fibrilacion atrial, por antikoagulantët oralë reduktojnë me thuajse 2/3 mundësitë për një event akut te pacientët në risk". Ai shpjegon se edhe hemorragjitë intrakraniale traumatike (shpesh si pasojë e rënieve aksidentale) janë një shqetësim i zakonshëm për punonjësit e shëndetësisë, të cilët hezitojnë të përshkruajnë antikoagulantë oralë në të moshuarit me fibrilacion atrial persistent jo-valvular. Dhe sipas studimit të publikuar në "Jama Cardiology" studiuesit kanë zbuluar se norma e hemorragjisë intrakraniale traumatike mes të moshuarve me fibrilacion atrial, të cilët fillojnë terapi me warfarin është më e lartë se ajo e raportuar nga studimet klinike të mëparshme.   

"Faktorë të ndryshëm i vendosin pacientët përballë një risku të shtuar për hemorragji intrakraniale traumatike, mes të cilave demenca, prania e anemisë, depresioni, përdorimi i barnave antikonvulsante dhe një raport i paqëndrueshëm ndërkombëtar i normalizuar (Inr)", shkruajnë kërkuesit. Dodson shton se: duke mos qenë në gjendje që të prodhojmë një instrument parashikues  të mundësive për hemorragji, besojmë se faktorët e identifikuar nga ne mund të përdoren në diskutimet e profesionistëve me pacientë apo familjarë rreth përfitimeve apo risqeve të terapisë me warfarin në të moshuarit. Pavarësisht kësaj, rezultatet tona duhet të shqyrtohen nga studime të tjera duke pasur para parasysh përqindjen e vogël të grave tw përfshira në studimin tonë". 

 

Jama Cardiology 2016. doi:10.1001/jamacardio.2015.0345
http://cardiology.jamanetwork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamacardio.2015.0345


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC