Farmaci

pri132016

Shërbime infermierie të specializuara, në Novara prenotohen në farmaci

tags: Farmaci

Farmacitë e provincës së Novarës në Itali kthehen në sportele shëndetësore pranë të cilave është e mundur të prenotohet kujdesi infermieror i specializuar një shërbim privat që do të aplikohet në varësi të rasteve, në shtëpinë e pacinetit ose në ambulator. E sinjalizon Shoqata e pronarëve të farmacive në provincën e Novarës dhe të  Verbano Cusio Ossola (No-Vco).

"Platforma informatike, - thuhet në një komunikatë të Federfarmës së No-Vco, - është tashmë operative dhe ka si epiqendër farmacitë që ofrojnë shërbimin dhe që tashmë e ekspozojnë edhe me afishet në vitrinat e tyre.

Ato kanë nisur dialogun me një organizatë infermierësh profesionalë dhe nga sot me kërkesën e qytetarit apo me prezantimin e përshkrimit mjekësor, farmacia do të kreyjë prenotimin e shërbimeve, duke komunikuar tarifën që duhet të paguhet nga qytetari për marrjen e shërbimit.

Lista parashikon shërbime që shkojnë nga fashimi te mjekimi i thjeshtë deri te administrimi i barnave. Qytetarit kërkesa për shërbim do t'i kushtojë në farmaci vetëm kuotën e prenotimit".  


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC