Farmaci

maj22016

Foshnjat dhe helmimi nga barnat. Në "Pediatrics" indikimet për parandalim

tags: BARNA

Edhe pse hiqen zvarrë për të lëvizur, foshnjat 6-muajshe janë shpesh në kontakt me substanca të rrezikshme ose barna. "Pediatërit fillojnë t'i edukojnë prindërit për parandalimin e  helmimeve kur fëmija është rreth 6 muaj, pra në momentin kur fillon të eksplorojë ambientin përreth", pohojnë studiuesit, duke kujtuar se para muajit të 6 foshnjat nuk lëvizin nga vendi ku i vendos nëna. Për të verifikuar normën e helmimeve në këtë grupmoshë, kërkuesit kanë kontrolluar arkivin kombëtar të qendrave anti-helmim në kërkim të telefonatave që kishin të bënin me fëmijë gjashtë ose më pak muaj mes viteve 2004-2013. "Sipas të dhënave, në një dekadë ka pasur më shumës e 270 mijë ekspozime të foshnjave ndaj helmimeve, thuajse të gjitha të paqëllimshme", shkruajnë studiuesit duke saktësuar se rreth gjysma kishin të bënin me gëlltitje aksidentale substancash të rrezikshme, shpesh locione të ndryshme apo shampo. Nga ana tjetër 40% e telefonatave kishin të bënin me gabime terapeutike në pjesën më të madhe për shkak të administrimit të barnave të gabuara ose në doza të ndryshme nga ç'ishin përshkruar.

Rastet kanë ndodhur kryesisht në shtëpi dhe pjesa më e madhe lidhej me një bar të vetëm, zakonisht në formë të lëngshme, që fëmija e kishte vënë në gojë ndërsa e ëma nuk e kishte mendjen. "Barnat më të shpeshta përgjegjëse për këto raste janë paracetamoli, barnat kundër kollës e gripit, antibiotikët, antistaminikët dhe ibuprofeni, ky i fundit nuk rekomandohet nën moshën 6 muajshe", pohon Kang, duke shtuar gjithashtu se Administrata e Barnave dhe Ushqimit dhe Akademia Amerikane e Pediatërve nuk e këshillojnë administrimin nën moshën 2 vjeç të barnave kundër kollës dhe gripit. "Prindërit apo kushdo që kujdeset për fëmijët më të vegjël duhet të kujtojnë se foshnjat ndonëse nuk lëvizin, venë në gojë çdo gjë që kapin me dorë", përfundojnë autorët.


 

Pediatrics. 2016. doi: 10.1542/peds.2015-1865
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26764361


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC