Farmaci

maj162016

Kanabinoidet për sklerozën multiple, ekspertët: Vështirësi me dispensimin e barit

Në Itali ka vështirësi administrative dhe logjistike në lidhje me dispensimit të Sativex, bar me bazë kanabinoidet për sklerozën multiple, i cili tani për tani mund të përshkruhet në një njësi të vetme pranë farmacive spitalore. Shumë pacientë me mundësi të kufizuara lëvizjeje janë të detyruar të udhëtojnë deri në 100 km për të marrë trajtimin e nevojshëm. Faktin e denoncuan ekspertët të cilët përshkruajnë kuadrin alarmant që i shtyn shumë të sëmurë të braktisin trajtimin dhe të pësojnë një rikthim të rëndësishëm simptomash të lidhura me ngurtësinë muskulore.

"Së fundi një studim i fazës 3 ka treguar se një kombinim i veçantë kanabinoidesh ka rezultuar në mënyrë domethënëse efikas në reduktimin e spasticitetit. Kjo ka çuar në aprovimin e trajtimit edhe në vendin tonë", shpjegon Giancarlo Comi drejtor në Departamentin neurologjik të institutit shkencor "San Raffaele" në Milano.

"Një kërkim pasues i San Raffaele ka konfirmuar impaktin pozitiv të kurës te pacientët me forma progresive të sëmundjes". Në konferencë u prezantuan edhe rezultate të stadit SA.FE i cili bazohet në regjistrin e monitorimit të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) në Sativex. "Kërkimi vë në dukje se bari me bazë kanabinoidet ka çuar në një përmirësim domethënës  të spasticitetit me një tolerancë të mirë", shton Francesco Patti, neurolog përgjegjës i Qendrës  së Sklerozës Multiple në Poliklinikën e Katanias.  

Vështirësitë për pacientët sot përfaqësohen nga tërheqja periodike e një konfekisoni të vetëm bari që mund të ndodhë çdo muaj sipas modaliteteve të përcaktuara nga rajonet e ndryshme. Kjo i detyron personat ndonjëherë me probleme të rënda në ecje që të bëjnë udhëtime të vazhdueshme dhe të vështira".
Shoqata e Personave me Sklerozë Multiple (AISM) i ka kërkuar AIFA-s që të përdorin përshkrimin dhe dispensimin deri në tre konfeksione njëherësh për të shmangur shumë spostime të panevojshme dhe të forcuara.

Gjithashtu shpërndarja e kanabinoideve duhet të ketë në qendër të sëmurin dhe të përshtatet me nevojat e tij. "Gjithnjë e më shumë klinicistë  dhe shoqata shkencore janë të angazhuara për të garantuar një cilësi të mirë jete për pacientët", deklaron Leandro Provinciali, president kombëtar i Shoqatës Italiane të Neurologjisë. 

"Modaliteti i administrimit të kurës dhe një informacion i përshtatshëm mbi simptomat janë dy mes faktorëve  më të rëndësishëm që garantojnë ose jo, marrjen e vazhdueshme dhe të rregullt të një bari antisklerotik. Pjesëmarrja në terapi është në fakt vendimtare për të luftuar progresionin e patologjisë".

 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC