Farmaci

qer12016

Efekte anësore nga antistaminikët, më të zakonshme nga ç'e mendonit

Antistaminikët e administruar në moshë të re lidhen me efekte të ndryshme anësore mes të cilave dhimbje koke, përgjumje, irritime në lëkure, modifikime të sjelljes dhe herë-herë konvulsione.

"Kur përshkruan një antistaminik, mjeku duhet të jetë i vetëdijshëm  për efektet e mundshme anësore, ndër të cilat episode konvulsive", thotë Tjalling de Vries nga departamenti i Pediatrisë në qendrën mjekësore Leeuëarden në Holandë.
Studiuesit kanë ekzaminuar efektet anësore të antistaminikëve duke analizuar  të dhënat e arkivuara  mes viteve 1991 dhe 2014 të "Netherlands Pharmacovigilance Centre Lareb", enti holandez përgjegjës për mbledhjen dhe analizën e sinjalizimeve  spontane për efekte anësore të barnave.  

"Në një total prej 228 sinjalizimesh që përmbushnin kriteret e rishikimit, 16% i përkisnin desloratadinës, 15% loratadinës dhe 13% ketotifenit", shpjegon kërkuesi duke saktësuar se efektet anësore  të rënda kanë qenë 5, duke përfshirë një rast me sindromë neuroleptike malinje dhe vdekjen e një fëmije 4 vjeç.

Është sinjalizuar edhe një takikardi nga hyrja atrioventrikulare në një djalë 14 vjeç pas administrimit të azitromicinës dhe fexofenadinës, por edhe tre raste konvulsionesh në një djalë 11 vjeç, një vajzë 2 vjeçe dhe një 17-vjeçar, të tre të trajtuar respektivisht me loratadinë, natrium të kromoglikuar dhe salbutamol. "Jo të gjitha detajet e lidhura me efektet anësore të rënda janë publikuar, por studimet mbi sigurinë kanë qenë të gjitha të sponsorizuara nga prodhuesit", shkruajnë autorët duke theksuar se të dhënat e tyre janë të paanshme sa i takon të dhënave të nxjerra nga arkivi i farmakovigjilencës në shkallë kombëtare. "Ana tjetër e medaljes, megjithatë është sinjalizimi në bazë vullnetare, gjë që mund të çojë në një nënvlerësim të incidencës për efekte anësore, dhe për një pasiguri mbi lidhjen shkak-efekt", përfundon de Vries.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC