Mirëqenie

dhj32015

Antistaminikët, efekte minimale kundër simptomave të të ftohtit të zakonshëm

Te personat e rritur antsitaminikët kanë një efekt pozitiv pak më superior se placeboja në lehtësimin e simptomave të kombinuara me të ftohtin e zakonshëm, megjithatë efekti është afatshkurtër. Në një revizionim  "Cochrane" ka identifikuar 18 studime mbi këtë temë duke përfshirë në total rreth 4342 pjesëmarrës. Siç dihet nuk ekziston një kurë efikase kundër këtij çrregullimi shumë të përhapur, por vetëm trajtime simptomatike. Meqë antistaminikët janë në gjendje të reduktojnë gravitetin e manifestimeve alergjike që janë shumë të ngjashme me ato të të ftohtit të zakonshëm, është e natyrshme që studiuesit të kenë zhvilluar eksperimente për të kuptuar nëse këto barna mund të jenë të nevojshme në të dyja rastet. Nga ana tjetër, janë të shumta preparatet që tregtohen kundër të ftohtit të zakonshëm, të cilat mbledhin principe aktive të ndryshme, mes këtyre antistaminikët janë më të shpeshtë.
Pikërisht për të shmangur alergjinë si faktor ngatërrues, autorët e rishikimit kanë përjashtuar studimet ku mund të ishin të pranishëm pacientë me astmë, me të ftohtë nga polenat apo vuajtës të ekzemave. Meqë në ditën e parë dhe të dytë, 45% e atyre që morën antistaminikë u ndjenë më mirë (kundrejt pjesës tjetër prej 38% që ka sinjalizuar përmirësime duke marrë pilula me substancë placebon), në terma afatgjatë dhe afatmesme diferenca mes placebos dhe antistaminikëve është anuluar.
Autorët dalin në përfundimin se efektet e antistaminikëve mbi rinhorean dhe mbi teshtimat janë të parëndësishme dhe për më tepër mund të shoqërohen me efekte anësore, kryesisht përgjumje që manifestohet në 9% të pacientëve (përkundër 5.2% që morën placebo). Gjithashtu, meqë i ftohti i zakonshëm zgjat zakonisht nga 7 deri në 10 ditë, pjesa më e madhe e studimeve kanë parashikuar follow up të shkurtra  dhe nuk ka raportuar efekte të mundshme afatgjata.
Sa i takon fëmijëve, studimet e publikuara deri më tani janë të përmasave të vogla për të prodhuar evcidenca shkencërisht të vlefshme.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC