Farmaci

mar12017

Raporti i Bashkimit Evropian mbi rezistencën bakteriale ndaj antimikrobikëve

Bakteret vazhdojnë të tregojnë rezistencë ndaj antimikrobikëve më të përdorur te njerëzit, kafshët dhe ushqimet, sipas raportit të fundit mbi rezistencën antimikrobike të baktereve, të zhvilluar nga Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) dhe nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). 
Raporti ofron rezultatet e analizave të ofruara nga shtetet anëtare për vitin 2015 dhe tregon se në përgjithësi multirezistenca e baktereve të Salmonelës është e lartë në të gjithë Evropën. Megjithatë ekspertët nënvizojnë se mbetet e ulët rezistenca ndaj antimikrobikëve shumë të rëndësishëm që trajtojnë raste infeksionesh të rënda me Salmonelë te njerëzit.
Salmoneloza, sëmundja e shkaktuar nga këto baktere, është e dyta më e zakonshmja me origjinë ushqimore në Evropë.
Raporti evidenton gjithashtu se nivelet e rezistencës antimikrobike në Evropë vazhdojnë të ndryshojnë sipas rajonit gjeografik. Shtetet e Veriut dhe Perëndimit të Evropës paraqesin nivele rezistence përgjithësisht më të ulëta në krahasim me ato të Jugut dhe Lindjes.
Këtë vit publikimi i raportit shoqërohet nga një instrument i vizualizimit të të dhënave për çdo shtet mbi nivelet e rezistencës ndaj antimikrobikëve të disa baktereve të gjetura në ushqime, te kafshët dhe njerëzit.
Rezistenca ndaj karbapenemeve u regjistrua për herë të parë si pjesë e monitorimit vjetor në të gjithë Bashkimin Evropian te kafshët dhe ushqimet. Karbapenemet janë zakonisht opsioni i fundit i trajtimit që mbetet për pacientët e infektuar nga baktere multi-rezistente. Nivele shumë të ulëta të rezistencës janë vëzhguar në bakteret E.coli, të gjetura te derrat dhe ushqimin në për derrat.
E. coli, që prodhojnë betalaktamazë në spektër gjerë, janë gjetur në mishin e lopës, viçit dhe derrit. Bakteret që prodhojnë enzimat ESBL tregojnë multi-rezistencë ndaj betalaktameve, të cilat përfshijnë derivate të penicilinës dhe cefalosporinës. Prevalenca e E.coli që prodhojnë ESBL ndryshon nga vendi në vend, nga nivele të ulëta në shumë të larta.
Rezistenca ndaj colistinës është hasur në nivele shumë të ulëta në Salmonelë dhe në E.coli te derrat dhe bagëtitë. Colistina mund të përdoret gjerësisht në disa vende për kontrollin e infeksioneve te kafshët, veçanërisht te derrat. Në disa rrethana mund të përdoret si antibiotik, si burimi i fundit te njeriu.
Më shumë se 10% e baktereve Camylobacter coli të testuar te njerëzit janë treguar rezistentë ndaj dy antibiotikëve shumë të rëndësishëm (fluorokinolonet dhe makrolidet), që administrohen për të trajtuar raste të rënda infeksionesh nga Campylobacter në vendet e BE-së./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC