Farmaci

shk202017

ECDC, Raporti vjetor mbi vëzhgimin e antimikrobiko-rezistencës në Evropë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve (ECDC) ka publikuar Raportin Vjetor mbi vëzhgimin e rezistencës antimikrobike në Evropë. Rezultatet e prezantuara bazohen në të dhënat e 2015-s për infeksionet e sinjalizuara në rrjetin e survejimit "Ears-Net" (Antimicrobical Resistance Surveillance Network), të koordinuar po nga ECDC në 30 vende të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe mbi trended e periudhës 2012-2015.
Si në vitet e mëparshme, situata evropiane vlerësohet gjerësisht e ndryshme në varësi të llojit bakterial të marrë në konsideratë, grupit antimikrobik dhe zonës gjeografike të referimit. Në përgjithësi, përqindjet më të ulëta të antimikrobiko-rezistencës regjistrohen në shtetet e Veriut, ndërsa rriten në ato të Jugut dhe Lindjes së Evropës. Bëhet fjalë për ndryshime që i atribuohen një numri të madh faktorësh, të tillë si diversiteti në përdorimin e antibiotikëve, në parandalimin dhe strategjitë e kontrollit të infeksioneve dhe në modelet e asistencës shëndetësore.
Situata e përshkruar nga raporti është veçanërisht shqetësuese sa i takon baktereve gram-negative, për të cilat sinjalizohen përqindje të rezistencës në rritje. Gjatë katër viteve të fundit (2012-2015), rezistenca ndaj cefalosporinave të gjeneratës së tretë nga ana e baktereve si Escherichia coli dhe Klebsiella pneumoniae është përhapur në mënyrë domethënëse, si në shtetet anëtare edhe në nivel BE-je.
Raporti sinjalizon një rritje të përgjithshme, mes 2012-s dhe 2015-s, të rezistencës ndaj cefalosporinave të gjeneratës së tretë të kombinuar me atë të fluorokinoloneve dhe aminoglikosideve.
E dhëna është alarmante sepse, duke mbetur vetëm disa alternative trajtimi për pacientët e prekur nga infeksione të shkaktuara nga këto baktere, rritet risku për karbapeneme, një klasë antibiotikësh e linjës së fundit, me pasojë riskun për të përshpejtuar shfaqjen e baktereve ndaj tyre rezistente.
Alternativat e trajtimit për pacientët me infeksion nga bakteret rezistente si ndaj karbapenemeve edhe ndaj grupeve të tjera të rëndësishme anti-mikrobike shpesh kufizohen në terapi kombinuse dhe me agjentë antimikrobikë të gjeneratës së vjetër dhe me efikasitet më të vogël, si polimiksinat.
Përsa i takon baktereve gram-pozitive, tendenca që del është shpesh e ndryshme në të gjithë Europën. Përhapja e Staphylococcus aureusresistente ndaj meticilinës (MRSA) në periudhën e vlerwsuar vazhdoi të reduktohet, duke kaluar nga 18.8% në  vitin 2012 në 16.8% në 2015-n, ndonëse rënia  e viteve të fundit ka qenë më pak e theksuar se në periudhën 2009-2012.
Gjatë periudhës 2012-2015, në rastin e Streptococcus pneumoniae, përqindjet mbetën përgjithësisht të qëndrueshme, me variacione në shkallë kombëtare, ndërsa u asistua ndaj një rritjeje domethënëse të përgjithshme të tendencës së lidhur me Enterococcus faecium.
Përgjithësisht, rritja konstante e rezistencës antimikrobike që del nga raporti tregon shqetësim të madh dhe përfaqëson një sërë kërcënimesh për shëndetin publik. Promovimi i një përdorimi të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm të antibiotikëve dhe strategjive globale për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve vazhdojnë të indikohen nga ECDC si ndërhyrje thelbësore për kundërshtuar me efikasitet fenomenin./AIFA

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC