Farmaci

qer32016

Nis në Çikago samiti mbi onkologjinë klinike, barnat imunoterapike dominojnë skenën

tags: BARNA

Ka nisur sot në Çikago edicioni i ri i takimit vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, i cili do të zgjasë deri më 7 qershor. "E ardhmja e kurës së përqendruar te pacienti" është slogani i zgjedhur nga bordi shkencor, i cili nënvizon nevojën për të kombinuar njohuritë e fundit nga disiplina të ndryshme mjekësore për lloje të ndryshme tumoresh me qasje të ndryshme trajtimi dhe teknologji gjithnjë e më të sofistikuara.
"Disa punime analizojnë rëndësinë e përfshirjes së pacientit në menaxhimin e sëmundjes së tij, punime të tjera vlerësojnë qasjet në mjekësinë e precizionit", thotë Richard Schilsky, drejtor mjekësor i Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike. Veçanërisht i lartë mbetet entuziazmi për imunoterapitë. 

"Ka një sërë studimesh mbi qasjet imunoterapike për pacientë me kancer të avancuar, mbi të gjitha sepse kjo strategji duket se është në gjendje të funksionojë në shumë lloje tumoresh refraktare ndaj kurave. Imunoterapia mund të mos funksionojë po aq mirë në çdo lloj tumori edhe sepse sapo po fillojmë të njohim biomarkatorët, por funksionon kundër një game vërtet të gjerë tumoresh. Megjithatë fakti më i rëndësishëm është se ka një kuotë vërtet të madhe pacientësh që arrijnë në një kontroll të sëmundjes dhe një mbijetesë afatgjatë që nuk krahasohet me atë që është parë deri tani me kimioterapinë konvencionale apo terapitë e përqendruara", shton ai.  

Kjo mbijetesë afatgjatë është treguar në mënyrë të qartë te melanoma. Para futjes në lojë të imunoterapisë, pacientët me melanomë të avancuar/metastatike në një numër të madh rastesh kishin pak muaj jetë, me një mbijetesë mesatare  prej rreth një viti. Tani të dhënat afatgjata të trialeve klinike me këtë qasje po tregojnë se një pjesë e këtyre pacientëve jetojnë për vite. Të dhënat e lidhura me ipilimumab  tregojnë se nga rreth 20-22% e pacientëve janë përgjigjur për një periudhë afatgjatë, me disa subjekte që jetojnë deri në 10 vjet. Rezultatet e nivolumab venë në dukje se rreth 1/3 e pacientëve (34%) është ende gjallë pas 5 vitesh ndërsa të dhënat e marra me pembrolizumab venë në dukje se 44% e pacientëve janë ende gjallë pas 3 vjetësh. Nuk është rastësi, pra, se imunoterapia e kancerit është përcaktuar nga shoqata amerikane si "top clinical advance" e vitit duke pasur parasysh progreset kundër kancerit.

Asnjë nga zhvillimet e fundit nuk ka qenë më transformues se sa imunoterapia gjatë këtyre viteve. Nga ana tjetër sa është parë deri tani mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, duke parë kërkimin e vazhdueshëm jo vetëm në zhvillimin e barnave imunoterapike, por edhe duke përshkuar rrugë të tjera, si manipulimi i sistemit imunitar, në veçanti i qelizave T të projektuara me receptorë kimierikë të antigjenit (CAR), që kanë treguar se marrin përgjigje afatgjata te pacientët e prekur nga faktorë të ndryshëm hematologjikë.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC