Farmaci

qer212016

Administrimi i tri vaksinave në të njëjtën ditë, risku i konvulsioneve febrile rritet me pak

tags: VAKSINAT

Administrimi i vaksinës antigripale trivalente inaktive (IIV3) në të njëjtën ditë me vaksinën anti- pneumokok çift (Pcv) dhe DTaP dhe vaksinës aqelizore për difterinë-tetanosin-pertusisin, lidhet me një risk më të madh konvulsionesh, në krahasim me administrimin e IIV3 në ditë të ndara, edhe pse risku absolut pas vaksinimit të kombinuar është në realitet shumë i vogël. Këtë e mbështet Jonathan Duffy nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta (SHBA), autor i parë i një studimi të publikuar në revistën "Pediatrics".

"Sipas kërkimeve paraprake risku për konvulsione febrile, për më tepër beninje por potencialisht shqetësuese, shtohet në të njëjtën ditë dhe ai pas vaksinimit lidhet me IIV dhe Pcv", pohon kërkuesi që bashkë me kolegët është përpjekur të kuptojë nëse bashkadministrimi  i IIV3 dhe vaksinave të tjera mund të ndikonte në mundësitë për konvulsione febrile. Për këtë qëllim autorët kanë ekzaminuar riskun për konvulsione në ditën 0 dhe në ditën 1 pas administrimit të vaksinave të këshilluara mes muajit të 6 dhe të 23 në harkun e 5 sezoneve gripale, nga 2006-2007 deri në 2010-2011. Rezultatet tregojnë vetëm se Pcv 7-valente ka një risk pavarësisht konvulsioneve febrile, gjë që nuk ndodh me vetëm IIV3. Anasjelltas, mundësia për konvulsione febrile rritet nëse IIV3 administrohet bashkë me Pcv 13-valente ose në DTaP. 

"Sipas vlerësimeve tona maksimumi i riskut absolut i derivuar nga bashkadministrimi në të njëjtën ditë i të tre vaksinave në krahasim me atë të bërë në ditë të ndara ishte me 30 raste konvulsionesh febrile për 100.000 të vaksinuar", përfundojnë autorët e artikullit. Dhe në një editorial Carrie Byington nga Departamenti i pediatrisë në Universitetin e Utah dhe Salt Lake City, shkruan: "Risku për sëmundje është shumë më i madh se risku i vaksinës. Fatmirësisht, falë farmakovigjilencës që Vaccine Safety Datalink (Vsd) zhvillon duke përdorur të dhënat e tetë organizatave shëndetësore, nuk kemi më nevojë të pyesim veten se sa të shpeshta janë efektet anësore pas një vaksinimi, por mund t'i masim në mënyrë shkencore, duke shtuar besimin tonë në programet e imunizimit".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC