Farmaci

qer292016

Biosimilarët, 5 molekula të reja në treg brenda vitit 2020

tags: BARNA

Brenda 2020-s do të lançohen në tregun europian 5 barna të reja biosimilare: etanercept (Enbrel), infliximab (Remicade) - të dyja për trajtimin e sëmundjeve me karakter autoimun; adalimumab (Humira) antitrup monoklonal njerëzor i përdorur për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin në disa sëmundje artritike; pegfilgrastim (Neulasta) për reduktimin e kohëzgjatjes së neutropenisë dhe incidencës së neutropenisë febbrile te pacientët e trajtuar me kimioterapi citostatike; si dhe antitrupi monoklonal rituximab (Rituxan/Mabthera).

Në 12 muajt e fundit, kompania farmaceutike Sandoz ka prezantuar 6 nga 11 procedurat pë regjistrim (më e fundit ka qenë në maj 2016 në Agjencinë Evropiane të Barnave me kërkesën për regjistrim të biosimilarit rituximab). Gjatë vitit të kaluar këto barna biologjike kanë gjeneruar nga shitjet globale 43.6 miliardë dollarë. Sandoz ka vlerësuar gjithashtu investime totale prej më shumë se 1 miliard dollarësh, mes viteve 2010-2020, në implantet e prodhimit bioteknologjik në Shaftenau dhe Kundi në Austri.

"Pavarësisht progreseve impresionuese në fushën mjeko-shkencore, aksesi në barna mbetet një nga nevojat më të mëdha të papërmbushura si në vendet e zhvilluara edhe në ato në zhvillim", pohon Richard Francis administrator i deleguar i Sandoz.

"Barnat biologjike kanë revolucionarizuar trajtimin e shumë patologjive komplekse dhe paralizuese, por shpesh aksesi për kura të tilla është i limituar, ndërsa janë të shumtë pacientët që kishin nevojë. Për këtë arsye, Sandoz është angazhuar që të zgjerojë aksesin në terapi novatore me një numër më të madh pacientësh, falë lançimit të biosimilarëve të disa barnave kryesore onkologjike dhe imunologjike gjatë viteve në vazhdim", shtoi Francis.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC