Farmaci

kor22016

Ndërprerja e fingolimod në sklerozën multiple sjell rikthime të mundshme më të rënda të sëmundjes

Pacientët me sklerozë multiple, pas ndërprerjes së terapisë me fingolimod kanë rikthim të rëndë të sëmundjes. Ndërprerja e fingolimod njësoj si natalizumab,  shkakton një efekt përsëritjeje me frekuencë mjaft të lartë të episodeve sklerotike, aq sa kërkohet të shtohet vëmendja në trajtim. Faktin e pohon Jennifer Graves, prof. asc. në departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë San Francisco (Ucsf) dhe bashkautore e një studimi të publikuar në "Jama Neurology".

Për të arritur në këto përfundime kërkuesit kanë rishikuar kartelat klinike të të gjithë pacientëve të ndjekur nga qendra e sklerozës multiple të  UCSF në San Francisco të cilët kanë ndërprerë marrjen e fingolimod mes janarit 2014 dhe dhjetorit 2015.
"Kurën e ndërprenë 46 persona, pjesa më e madhe sepse planifikonin një shtatzëni, ndërsa të tjerat për shkak të efekteve anësore apo rifillimit të aktivitetit të sëmundjes", shkruajnë autorët, duke saktësuar se të gjitha pacientet ishin gra mes moshës 25 dhe 45 vjeç me diagnozë të sklerozës multiple recidivante remitente në një periudhë prej  4 deri në 18 vjet. Nga këto 46 gra, 10.9% ka eksperimentuar efektin e rikthimit, me një ashpërsim të sëmundjes të verifikuar nga 4 deri në 16 javë pas ndërprerjes së trajtimit.

Dhe një kërkim mbi arkivat kryesore biomjekësore ka zbuluar 11 raste të tjera të ngjashme pas ndërprerjes së fingolimod për sklerozën multiple. "Recidivë tipike që bëhet shkak për një ose disa shpërthime të sëmundjes dhe këto raste janë befasues duke e ditur se sa të rënda janë", pohon Graves e cila thotë se në një rast rezonanca magnetike cerebrale ka hasur madje në 25 lezione krahasuar me atë të 11 muajve më parë.  
Si fingolimod edhe natalizumab ndërhyjnë me sistemin imunitar: i pari modulon aktivitetin e receptorit sphingosine-1-fosfat që izolon limfocitet në nyjet limfatike duke penguar hyrjen në sistemin nervor qendror; i dyti vepron në receptorin limfocitar për alfa-4 integrine, duke bllokuar kalimin nëpërmjet barrierës hemato-encefalike.

"Duke pasur parasysh këto të dhëna, është e nevojshme të konsiderohet mundësia e një efekti rikthimi pas pezullimit të mundshëm të kurës", komenton në një editorial Rhonda Voskuhl nga Departamenti i Neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë.

 

Jama Neurol. 2016. doi: 10.1001/jamaneurol.2016.0826
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27135594

Jama Neurol. 2016. doi: 10.1001/jamaneurol.2016.0934
http://archneur.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2516769


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC